<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ja cili ishte alfabeti shqip i Dom Nikollë Kaçorrit!

Veprimtaria e Dom Nikollë Kaçorrit, si një prej protagonistëve parësorë të lëvizjeve politike dhe kulturore antiosmane në periudhën e shtetformimit, është një farë mase e njohur.

Shumë rrallë është përmendur pjesëmarrja e tij në Kongresin e Manastirit (1908) dhe më pas me Kongresin e Arsimit (1909), që do të rikthente përfundimisht në përdorim dy alfabete latine.

Dom Nikollë Kaçorri ishte njëri prej protagonistëve të “konferencës së ipeshkvinjve”, që u mbajt në Shkodër më 1902 për një qendrim të përbashkët ndaj alfabetit të shqipes, një ngjarje që parapriu Kongresin Manastirit.

Në veprimtarinë e tij letrare më së shumti ai vetë shkroi me një alfabet shumë afër atij të autorëve të vjetër dhe mund të konsiderohet i fundmi asaj tradite. Kjo mund të shpjegohet me faktin se ai kishte studiuar në Kolegjin Urban në Romë për retorikë dhe gramatike.

Siç është provuar prej studiuesve, ai përdori së paku dy ggrafema të alfabetit të Stambollit, duke provuar se qendrimi i tij në “konferencën e ipeshkvinjve” nuk ishte një qëndrim thjesht parimor.

Në punë të alfabetit, mund të vërehen këto cilësi:

1. Ndërthur grafema të alfabetit të shkrimtarëve klasikë, të shoqërisë së Stambollit dhe të dy alfabeteve të traditës shkodrane;

2. Ndonëse njihte e shkruante me gramatikë e drejtshkrim dhe gjermanishten, ndikime në shkrim ka prej alfabetit të italishtes;

3. Nuk përdor në asnjë rast grupin”ue” të autorëve veriorë, por u-në e dyfishtën(edhe formalisht), ose “ui” (për “tue);

4. Nuk përdor asnjë shenjë diakritike të hundorësisë;

5. Dyfishësinë e zanoreve e shpreh me dyfishimin formal të tyre, me ndonjë përjashtim të rrallë, që e shenjon me thekse;

6. Njeh funksionin e zanores së shurdhër “ë”, por e shenjon me grafema të tjera;

7. Përdor rregullisht apostrofin për të shenjuar mungesën e një zanoreje të rënë për shkak të ritmit dhe rimës.

Legjenda e tabelave:
I. Alfabeti i Dom Nikollë Kaçorrit
II. Alfabeti i sotëm
III. Nga alfabeti i shoqërisë së Stambollit
IV. Si tek autorët e vjetër
V. Alfabeti i italishtes
VI. Konteksete grafematike

postbck postbck

Recent Posts

Pas 114 vitesh, dizajnet origjinale të Titanikut do të bëhen publike për herë të parë

Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…

15 hours ago

Migrimet dhe shkatërrimi demografik i Bihorit (1912–1990)

Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…

16 hours ago

Marin Beçikemi: Ambasadori i humanizmit shkodran në zemër të Europës së Rilindjes

Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…

16 hours ago

Kjo është shenja e parë që ju duhen dritare të reja: Kostot e fshehura po rriten pa e kuptuar

Mjegullimi dhe lagështia në xhama nuk janë gjithmonë normale – ato mund të tregojnë probleme…

2 days ago

Kryengritja e Ilindenit sipas Jusuf Buxhovit

KRYENGRITJA E ILINDENIT SIPAS JUSUF BUXHOVIT Nga Fatmir Sulejmani Në kapitullin e gjashtë të pjesës…

2 days ago