<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Cila ishte femra e parë ambasadore në botë?

Me origjinë aristokrate ruse, Kollontái ishte një feministe dhe politikane bolshevike që u përfshi në lëvizjen revolucionare që nga viti 1905, pas dëshmimit të vrasjes së punëtorëve, e njohur si e diela e kuqe, përballë Pallatit të Dimrit. Kur shpërthyen ngjarjet e Revolucionit të Tetorit, Kollontai u zgjodh anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Petrogradit. Mbështeti Leninin në vizionin e tij për ushtrim pushteti dhe nevojë për të zëvendësuar revolucionin borgjez me atë proletar. Për afërsinë e saj me liderin e revolucionit rus dhe pas triunfit të tij, Kollontai u caktua komisare e vendit për ndihmën publike.

Edhe pse detyra si komisare nuk gjeti shumë hapsirë për të çuar përpara të gjitha idetë e saj, bëri të jepte dorëheqjen nga kjo detyrë në vitin 1918. Ishte një nga njerëzit që luftoi më shumë për lirinë e gruas dhe ishte ndër të parat që organizoi Kongresin e Parë panrus të Grave Punëtore, nga ku lindi një organizëm i ri sovjetik i përkushtuar për të promovuar pjesëmarrjen e grave në jetën publike dhe në projekte sociale si dhe në luftën kundër analfabetizmit. Ishte një grua shumë aktive dhe bashkëthemeluese e rrymës socialiste në vitin 1921 e quajtur “opozita punëtore”.

Ajo që planifikonte ky grupim politik ishte që qeveria të përfshinte anëtarët e sindikatave dhe në këtë mënyrë të evitoheshin burokracitë në nivele të larta të pushtetit dhe të partisë. Në vitin 1922 Alejandra Kollontái i shkruajti Stalinit duke i kërkuar një fat tjetër pune dhe po atë vjeshtë u dërgua në Norvegji si gruaja e parë ambasadore si  dhe për një kohë të shkurtër edhe në Suedi. Katër vite më vonë dërgohet si trup diplomatik në Meksikë. Për misionin e saj diplomatik në Meksikë në vitet 1926-1927 mori nga qeveria meksikane dekoratën e shqiponjës azteke, dekorata më e lartë që vendi i jepte një të huaji si mirënjohje për afrimin e popujve të të dy vendeve. Që nga zyra e saj diplomatike promovoi shfaqjen e filmave rusë në Meksikë. Për shkaqe shëndetsore u detyrua të kthehej në Rusi. Kollontái trajtoi lirinë seksuale për femrat në veprat e saj si “Gruaja e re” dhe “Dashuria në shoqërinë komuniste”. Për atë gruaja e re karakterizohej nga afirmimi i personalitetit, ishte kundër rolit të saj si shërbëtore në familje dhe të luftonte për të drejtat e veta duke mos qenë shtojcë e burrit. Martesa që e shndrronte bashkëshorten në një pronë të burrit duhej të zëvendësohej nga një bashkim i lirë mes sekseve i bazuar në dashurinë dhe jo nga lidhjet e kontratave. Në marrëdhëniet seksuale gruaja nuk hiqte dorë nga natyrshmëria e saj femërore, as nga kënaqësia e mishit dhe zgjidhte lirisht burrin që e donte si baba të pasardhësve të saj.

postbck postbck

Recent Posts

Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

  Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…

23 minutes ago

Qyteti që u përpi nga llava dhe u kthye në një muze të gjallë

    Një shpërthim vullkanik në vitin 2023 detyroi 3.700 banorë të largoheshin nga qyteti…

6 hours ago

Disa nga sëmundjet që mund t’i trajtoni me qepë

  Qepa është një nga perimet më të mira e të shëndetshme të nëntokës. Qepa…

7 hours ago

Një dëshmi e rrallë historike: Shqipëria në faqet e shtypit austriak më 1912, në momentin e lindjes së saj si shtet

Në një moment kyç të historisë së Evropës Juglindore, gazeta austriake Salzburger Volksblatt, në numrin…

1 day ago

Dimitrios Plapoutas: Mes Rrënjëve arbërore dhe kompleksitetit të identiteteve në Ballkanin para-nacionalist

Figura e Dhimitër Plaputa – Dimitrios Plapoutas (1786–1864) nuk përfaqëson thjesht një gjeneral të shquar…

1 day ago

Krijesa me tre zemra dhe gjak blu: misteri i oktapodit

Në thellësitë e oqeaneve jeton një krijesë që duket sikur i përket një bote tjetër.…

1 day ago