<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Barleti e faktoi Skënderbeun: Prijësi i një ushtrie moderne

ARTILERIA E STRATEGUT

Topat e pushkët e përdorura, tregonin për një ushtri moderne të asaj kohe. Në luftën e Beratit më 1455, Skënderbeu kishte 5 topa të mëdhenj, 13 të vegjël e 500 pushkë; dhe rreth 14,000 luftëtarë – për çdo 777 luftëtarë kishte një top, ndërsa për çdo 28 luftëtarë kishte një pushkë. /Konica.al

Në veprën e Marin Barletit: «Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut» në shumë raste dhe veçanërisht gjatë betejës së Sfetigradit përmenden, ndërmjet armëve të tjera, edhe dyfekët, që u përdorën nga mbrojtësit e kështjellës; kjo na lejon të supozojmë se Skënderbeu, si një strateg i talentuar i kohës, që në betejat e tij të para me turqit, veçanërisht në betejat për mbrojtjen e kështjellave, ka vënë në përdorim, megjithëse në një shkallë të kufizuar, edhe armët e zjarrit. Me sa dihet nga historia e zhvillimit të armëve të zjarrit, në fillim janë përdorur topat (bombardat) dhe këto kryesisht për mbrojtjen ose pushtimin e kështjellave; prandaj duhet pranuar se edhe Skënderbeu, para ose krahas përdorimit të armëve të lehta të zjarrit, duhet të ketë përdorur edhe armët e rënda të zjarrit, artilerinë (topat, bombardat). Mungesa e njoftimeve për një gjë të tillë, qoftë tek Barleti, ose në burimet e tjera bashkëkohëse, pas mendimit tonë, nuk duhet të merret absolutisht si një provë që Skënderbeu nuk ka përdorur artileri në asnjë nga betejat e tij me pushtuesit turq.
[…]
Mund të vëmë në dukje gjithashtu, lidhur me këto që thamë, edhe njoftimin që na jep një dokument i datës 27 mars 1447, simbas të cilit në kohën e konfliktit me Venedikun për Danjën, Skënderbeut i dërgohen nga Raguza 500 libra barut (një libër është baraz me 327 gram). Dihet se baruti në atë kohë përdorej kryesisht për armët e zjarrit.

Në rrethimin e parë të Krujës, më 1450, Skënderbeu i dha një rëndësi të madhe artilerisë mbrojtëse. Mbrojtësit e kryeqendrës së Skënderbeut kishin, sipas Barletit, afro 30 topa të vegjël. Po të marrim parasysh se në këtë kështjellë artileria do të jetë përdorur kryesisht në drejtim të veriperëndimit, anë nga e cila mund t’i afroheshin turqit portës së kalasë, mund të nxjerrim përfundimin për dendësinë mjaft të madhe të përdorimit të artilerisë nga ushtria e Skënderbeut.

E njëjta gjë duket edhe në luftën rreth Beratit më 1455. Këtu Skënderbeu, sipas Barletit, kishte 5 topa të mëdhenj e 13 të vegjël e 500 pushkë, duke vënë në lëvizje gjithsej rreth 14.000 luftëtarë; për çdo 777 luftëtarë kishte, pra, një top e në çdo 28 luftëtarë një pushkë. Mungesën e të dhënave mbi përdorimin e armëve të zjarrit nga ushtria e Skënderbeut na e plotëson deri diku edhe tradita gojore në Dibër dhe në Mat. Kështu p.sh. një tregim popullor nga Lura thotë: «Lurasit i kanë pasë ba Skanderbegut nji lloj topi që s’e kish kush në atë kohë». Në një tregim tjetër mbledhur në Gurin e Bardhë të Matit thuhet: «Në kala të Gurit të Bardhë, në Komsi e në Kala të Bruçit ka pasë dingat e barotit (vendi ku bëhej baruti) Skënderbegu». Këto gojëdhëna, të cilat patjetër ruajnë një bërthamë të së vërtetës, na japin të drejtë të mendojmë se në kohën e Skënderbeut në vendin tonë janë prodhuar topa dhe baruti për përdorimin e tyre në luftë.

Që në vendin tonë njihej prodhimi i barutit dhe i armëve të zjarrit, provohet edhe në dëshminë që gjejmë në një relacion të vitit 1608, sipas të cilit, gjatë kryengritjes së malësorëve në fillim të shekullit XVII në malet e Kelmendit dhe të Dukagjinit, prodhoheshin baruti dhe arkebuzat. Nga sa u tha më lart dhe nga të dhënat që u vunë në dukje, mund të nxjerrim përfundimin modest se ushtria e Skënderbeut, një nga ushtritë më të famshme dhe fitimtare, ka përdorur gjatë betejave të saj legjendare edhe armët e zjarrit pra edhe artilerinë, si të gjitha ushtritë moderne të asaj kohe.

(Konferenca II e Studimeve Albanologjike me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Tiranë, 12-18 Janar 1968: Referate dhe kumtesa kushtuar epokës dhe figurës së Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, Volumi 1 – Botues: Universiteti Shtetëror, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, 1969) /konica.al

postbck postbck

Recent Posts

Sa gradë duhet të jetë frigoriferi në verë? Mos e vendosni poshtë kësaj temperature

    Shumë persona besojnë se ushqimet ruhen më mirë kështu, por një rregull i…

17 hours ago

Spreji kundër diellit nuk përdoret siç mendoni, dermatologët tregojnë gabimet që mund t’ju kushtojnë lëkurën

    Dermatologët këshillojnë si ta aplikoni drejt, sa shpesh duhet ta përsërisni dhe pse…

18 hours ago

Ushqimet që pastrojnë organizmin

    Problemet gastrointestinale janë shumë të përhapura dhe kjo ndodh për faktin se shumica…

20 hours ago

Do habiteni/Çfarë mban të fshehtë përkrenarja e Skenderbeut?!

    Okultizmi si vizion alternativ shpjegon gjuhën simbolike të përkrenares Përkrenarja e Skënderbeut është…

22 hours ago

Pse nuk duhet t’i pini ilaçet asnjëherë në stomak bosh

    Duhet të dini se nëse një ilaç i caktuar duhet shoqëruar me ushqim…

22 hours ago

Alarm në Spanjë: Ky është një rrezik i jashtëzakonshëm për popullsinë!

    Agjencia meteorologjike spanjolle “Aemet” ka lëshuar një paralajmërim të kuq për nxehtësi ekstreme…

23 hours ago