Rastet më të famshme të zhdukjeve misterioze

Gjithmonë është shqetësuese kur dikush zhduket, mirëpo kur zhdukja e një personi a gjësendi është e pashpjegueshme, njerëzit fillojnë të spekulojnë. Si ka mundësi që dikush të zhduket e të mos ketë shpjegim? Njerëzit nuk munden thjesht të zhduken sikur të mos kishte ndodhur asgjë, apo jo? Megjithatë, ndër vite ka pasur shumë raste të zhdukjeve të pashpjegueshme. Më poshtë ua kemi sjellë disa nga rastet më të famshme të zhdukjeve të pashpjegueshme në histori.

Aeroplani “Flight 307”

Kjo zhdukje e pashpjegueshme ka ndodhur vetëm dy vjet më parë. Aeroplani ‘Boeing 777-200ER’ ishte nisur më 8 mars të vitit 2014 dhe gjithçka ishte dukur në rregull. Megjithatë, rreth një orë pas nisjes, teksa po fluturonte mbi Detin e Kinës Jugore, aeroplani ishte zhdukur nga radarët e kontrollit të trafikut ajror. Si rrjedhojë, aeroplani ishte zhdukur bashkë me 12 anëtarë të ekuipazhit dhe 227 pasagjerë. Që prej atëherë janë bërë disa përpjekje për ta gjetur aeroplanin e zhdukur në mënyrë misterioze, megjithatë deri më sot nuk është gjetur asgjë, përveç disa mbetjeve që pretendohet të jenë të aeroplanit, e që në fakt nuk ka asgjë të vërtetuar.

Jimmy Hoffa, anëtari i mafisë

Jimmy Hoffa ka qenë i njohur për lidhjet e tij me familjet e krimit të organizuar. Ai ka qenë President i Vëllazërisë Ndërkombëtare të Karrocierëve, që kishte rënë pre e korrupsionit në vitet e 1950-a. Hoffa kishte planifikuar të takohej me disa miq të tij nga mafia më 30 korrik të vitit 1975. Megjithatë, ai nuk ia kishte dalë të shkonte në atë mbledhje. Ndonëse ajo që ka ndodhur me të nuk është edhe aq mister, pasi besohet që ai është vrarë, misteri i madh ka të bëjë me vendndodhjen e trupit të tij. Njëra nga teoritë më interesante thotë që trupi i tij mund të jetë përzier me betonin që është përdorur për ndërtimin e stadiumit të ekipit New York Giants.

D.B. Cooper, rrëmbyesi i aeroplanit

D.B. Cooper e kishte rrëmbyer një aeroplan ‘Boeing 727’ në nëntor të vitit 1971. Ai ishte futur në aeroplan me një bombë të cilën ua kishte treguar stjuardesave, të cilat i kishte kërcënuar se do ta hidhte në erë aeroplanin, nëse nuk i jepej dëmshpërblimi prej 200,000 dollarësh. Aeroplani kishte aderuar në Sietëll ku edhe kishin dalë shumica e pasagjerëve, para se aeroplani të ngrihej për herë të dytë, me disa pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit në të. Cooper më pastaj kishte kërcyer nga aeroplani me parashutë, bashkë me paratë që i kishte marrë. Pasi aeroplani kishte zbritur ishte iniciuar një kërkim i detajuar për të, mirëpo që prej asaj dite nuk është kuptuar asgjë për Cooper-in.

‘MV Joyita’, anija fantazmë

Kjo ngjarje tingëllon si një rrëfim i nxjerrë nga filmat e zhanrit horror. Në vitin 1955, një anije e quajtur ‘MV Joyita’ ishte parë duke shkuar drejt ishujve Fixhi. Anija ishte gjetur pjesërisht e përmbytur, derisa gjërat ishin bërë edhe më të frikshme kur njerëzit të cilët e kishin gjetur i ishin afruar. Të gjitha varkat e shpëtimit të anijes së madhe mungonin, derisa në brendësi të anijes ishte gjetur një çantë e madhe doktorësh, me veshje të përgjakura. Përkundër kërkimeve të mëdha, asnjë anëtar i ekuipazhit e asnjë varkë e vogël e ‘anijes fantazmë’ nuk ishte gjetur.

Martha Wright, e zhdukura në tunelin ‘Lincoln’

Në rastin e kësaj zhdukjeje bashkëshorti është i dyshuari kryesor, megjithatë teori të ndryshme janë shfaqur në lidhje me rastin. Ngjarja fillon me Martha-n dhe bashkëshortin e saj Jackson-in që ishin futur në tunelin ‘Lincoln’ në Nju-Jork. Pak kohë pasi  ishin futur në tunel, Jackson-i, që kishte qenë duke i ngarë veturës, ishte ndalur për ta fshirë xhamin e përparmë dhe disa sekonda më vonë kishte parë që bashkëshortja e tij ishte zhdukur. Ai kishte thënë që as kishte parë e as dëgjuar gjë dhe si rrjedhojë, meqë ajo nuk ka pasur mundësi të ikte brenda një periudhe aq të shkurtër, shumë njerëz kanë mbështetur teorinë që ajo është rrëmbyer nga jashtëtokësorët.

Zhdukja e njerëzve te monumenti “Stonehenge”

Ekzistojnë shumë mistere përreth “Stonehenge”-t, mirëpo njëri nga misteret më të mëdha në lidhje me monumentin e famshëm ka ndodhur në gusht të vitit 1971. Atëbotë gurët “Stonehenge” nuk kanë qenë të ‘paprekshëm’, andaj kushdo ka mundur të shkojë dhe të argëtohet me ta. E, pikërisht kjo gjë besohet të ketë dalë të jetë fatale për një grup njerëzish, të cilët kishin organizuar një aheng në afërsi të gurëve. Mirëpo, pak kohë pasi kishin shkuar aty, sipas dëshmitarëve, njëri nga gurët e monumentit ishte goditur nga vetëtima, si pasojë e të cilës gurët ishin mbuluar nga një dritë e madhe e kaltër dhe që të gjithë të mbledhurit ishin zhdukur!

Harold Holt, i zhdukur në det

Harold Holt ka qenë kryeministër i Australisë në vitin 1967, ndonëse koha që ai e ka kaluar si kryeministër i vendit kishte qenë shumë e shkurtër. Vetëm 22 muaj pasi ishte zgjedhur, ai ishte zhdukur në plazhin “Cheviot”. Përkundër faktit që ai kishte qenë një notar shumë i zoti, trupi i tij nuk është gjetur asnjëherë. Në mesin e teorive më të njohura në lidhje me zhdukjen e tij është edhe mundësia që ai të jetë ngrënë nga peshkaqenët apo të jetë mbytur nga rrymat detare.

Zhdukja e vajzave nga Misuri

Në vitin 1992 ishte dëshmuar paaftësia e Departamentit të Policisë së Misurit në SHBA, pasi  ishin zhdukur tri femra, pa asnjë shpjegim. Tri femrat, Sherrill Levitt, Suzie Streeter dhe Stacy McCall, për herë të fundit ishin parë duke dalë nga një aheng, në të cilin kishin marrë pjesë shumë njerëz. Ato kishin thënë që po shkonin për të fjetur në shtëpinë e një shoqeje, gjë që kishte dalë të jetë e vërtetë pasi që në apartamentin për të cilin kishin folur ato ishin gjetur çelësat e veturave, rrobat dhe çantat e vajzave. Mirëpo, përkundër operacioneve të shumta për kërkimin e vajzave, ato nuk janë gjetur asnjëherë.

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë Ndodh me Trupin Nëse Përdorni Njëkohësisht Aspirinë dhe Ibuprofen

  Përzierja e disa ilaçeve të caktuara kundër dhimbjes nuk rekomandohet as nga mjekët dhe…

1 minute ago

Efekti Mandela: Pse disa njerëz kujtojnë ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë?

A keni kujtuar ndonjëherë diçka me siguri të plotë, për ta zbuluar më vonë se…

8 hours ago

Heroizmat e Grave Shqiptare në Luftën për Pavarësi

  Gratë shqiptare kanë luajtur një rol vendimtar në historinë e kombit tonë, duke u…

10 hours ago

Pse Çabej e “fshiu” himnin e tij?

Himni i flamurit që shkroi Çabej, në konkursin e vitit 1937: Atje lidhet besa e…

22 hours ago

Shqiptarë të famshëm që vunë themelet

Është e dëshmuar se për 500 vite, shqiptarët kanë qenë pjesë integrale dhe e pandarë…

23 hours ago

Teuta, sundimtarja që për hajni e humbi një mbretëri

Mbretëresha Teuta e Ilirisë dhe ushtria e saj pirate, sunduan Detin Adriatik në lashtësi dhe…

24 hours ago