<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ky është muskuli që mbron shëndetin e trupit dhe mendjes

Mirëqenia jonë psikologjike varet nga një sërë faktorësh, përfshirë këtu muskulin e quajtur psoas i cili sipas shkencëtarëve njihet si “muskuli i shpirtit.”

Ky muskul i rëndësishëm  ndodhet pranë kockës së legenit.

Ai  është i nevojshëm për fleksibilitetin e gjymtyrëve të sipërme, lëvizshmërisë, ekuilibrin dhe funksionin e tyre në përgjithësi, shkruan “NCBI”.

Muskuli Psoas dhe Roli i Tij në Shëndet

Muskuli psoas është një mbështetje e fortë për qëndrimin e duhur të trupit gjatë shtendosjes, transmeton lajmi.net.

Sipas ekspertëve, ky muskul është i lidhur fort me qëndrueshmërinë fizike.

Është i vetmi që lidh shtyllën kurizore me këmbët.

Muskuli lidhet edhe me diafragmën që rregullon frymëmarrjen dhe përbën pikënisjen e një sërë simptomave fizike, që janë të lidhura fort me frikën dhe ankthin.

Kjo  vjen sepse ky muskul gërshetohet me strukturën e trurit, përgjegjëse për reagime të menjëhershme, të pamenduara të lidhura me luftën për mbijetesë.

Stili i Jetesës dhe Muskuli Psoas

Stili modern i jetesës e ka ngërthyer këtë muskul duke e stresuar dhe shtrënguar fort.

Me stilin e jetesës, ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb.org,  nënkuptojnë gjithçka që është pjesë e ditës sonë.

Sedilja e makinës, rrobat e ngushta, karriget, këpucët, të gjitha çrregullojnë qëndrimin e trupit, lëvizjet tona natyrale dhe këtë muskul të rëndësishëm.

Stresi kronik shkakton shumë sëmundje që prekin gjunjtë, gjymtyrët, mesin, frymëmarrjen dhe tretjen.

Muskuli psoas ka një ndikim të fortë në ndjenjat tona dhe sjelljen tonë.

Rrjedhimisht, nëse jemi gjithë kohën të stresuar, pasojat do të bien në marrëdhëniet tona personale, gjendjen emocionale, humorin dhe shëndetin.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org kur muskuli psoas është në vështirësi, njeriu vuan nga dhimbjet e mesit, ankthi, drobitja dhe dhimbjet e gjurit.

Për më tepër, ky muskul shkakton frikë të pajustifikuar dhe tension fizik dhe emocional.

Zgjidhja për zbutjen e tensionit në këtë muskul qëndon tek aktiviteti fizik në përgjithësi dhe joga në veçanti.

Ekspertët theksojnë se përveç stresit dhe tensionit emocional, dhimbjet që shkaktohen nga ky muskul i kontraktuar nuk duhen injoruar.

Njerëzit me këtë muskul të kontraktuar mund të vuajnë nga depresioni, dhimbjet e gjurit,  dhimbje kronike të mesit dhe çrregullime të tretjes dhe frymëmarrjes./

postbck postbck

Recent Posts

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

1 hour ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

1 hour ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

2 hours ago

Kjo bimë forcon imunitetin, lehtëson reumatizmin dhe mbron trurin

    Rozmarina njihet për efektet e saj të forta anti-inflamatore dhe antibakteriale, prandaj përdoret…

6 hours ago

Çfarë janë fibromat e mitrës dhe ja çfarë duhet patur parasysh

  Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që zhvillohen në murin e mitrës…

7 hours ago

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

    Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe…

7 hours ago