<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

I pari diplomat shqiptar ndër oborret evropiane

Personaliteti poliedrik i Gjon Gazullit ndriti shumë edhe në fushën e diplomacisë.

Në vitin 1432, kur ai ishte veçse 32 vjeç, shohim se përmendet si një personalitet me rëndësi të madhe në jetën politike e kulturore të një qyteti të madh sikurse ishte Raguza ku ai jetoi e punoi më së shumti. Falë këtij qyteti, akoma edhe sot gëzojmë dokumente që përmbajnë të dhëna me shumë interes për historinë e vendit tonë.

Për t’u kthyer te Gazulli, në Raguzë bie në sy interesimi i tij i madh për ndërtimin e një biblioteke. Pas disa peripecish, ia del duke ngritur një bibliotekë mjaft të pasur dhe tepër funksionale për kohën. Për ndërtimin dhe pasurimin e saj të vazhdueshëm, ai shkriu gjithë pasurinë që pati vënë gjatë jetës duke punuar ndër lëmet ku ishte shumë i zoti.

Duke parë se sa i aftë dhe sa orator i zoti Gazulli ishte, Senati i Raguzës me një vendim e ngarkon atë me mision diplomatik në oborrin e mbretit të Hungarisë.

Ai duhej të ndërhynte që të siguronte mundësinë që anijet tregtare të Raguzës të lundronin dhe të tregtonin lirisht në vendet e Lindjes.

Sipas librit “Letërsi e Hershme Shqiptare” me autore Fatbardha Hoxhën, sipas të dhënave që dalin nga dokumentet (të pacituar nga autorja), Gjon Gazulli shpërblimin personal që arriti të përfitonte nga misioni diplomatik në Hungari e përdori për të blerë armë për Shqipërinë.

Pikë së pari, këto dokumente nuk mund të kenë ekzistuar asnjëherë pasi në periudhën kur bëhet fjalë (gjysma e parë e shekullit XV) termi “Shqipëri” nuk ekzistonte. Së dyti, nëse këto dokumente do të ishin të vërtetë dhe prof. Fatbardha do t’i kishte, prejardhja shqiptare e Gazullit nuk do të kishte përse të vihej në dyshim.

Vitet e fundit janë botuar disa korespondenca që tregojnë marrëdhënet mes Raguzës dhe Hungarisë. Ndër to, Gjon Gazulli përmendet shpesh duke u cilësuar si diplomat i zoti dhe shkencëtar i shkëlqyer.

Më 1433, dorëzon detyrën dhe shkon në Universitetin e Padovës ku pati studiuar, tani jo më si student, por si profesor.

postbck postbck

Recent Posts

Kjo bimë forcon imunitetin, lehtëson reumatizmin dhe mbron trurin

    Rozmarina njihet për efektet e saj të forta anti-inflamatore dhe antibakteriale, prandaj përdoret…

32 minutes ago

Çfarë janë fibromat e mitrës dhe ja çfarë duhet patur parasysh

  Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që zhvillohen në murin e mitrës…

1 hour ago

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

    Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe…

2 hours ago

Për ju që jeni alergjik ndaj polenit bëni mirë të lexoni këtë artikull!

    Me afrimin e pranverës, miliona njerëz tashmë i druhen pjesës më të pakëndshme…

2 hours ago

Diokleciani, Maksimiani, Galeriusi dhe Konstanci I, këta ishin katërshja e perandorëve ilir, që sunduan Romën njëkohësisht

DIOKLECIANI, MAKSIMIANI, GALERIUSI DHE KONSTANCI I, KËTA ISHIN KATËRSHJA E PERNADORËVE ILIRË, QË SUNDUAN ROMËN…

19 hours ago

16 vite kërkime, dy arkeologë gjejnë thesarin legjendar

Dy arkeologë amerikanë thonë se kanë zbuluar rrënojat e një anijeje portugeze të shekullit XVIII,…

20 hours ago