A keni provuar ndonjëherë të shkruani në Google numrin 241543903?
Nëse prisni ndonjë përgjigje misterioze, atëherë gaboheni.
Fjala është për një nga “meme”-t në internet, transmeton Koha.net. Kur të shkruani këtë numër në Google do të shihni një numër të madh të fotografive të njerëzve, të cilët kanë futur kokat në frigorifer.
Këtë “meme” e ka filluar David Horvitz në vitin 2009. Ai është një artist nga New Yorku, i cili në llogarinë e tij në Tumblr çdo ditë u ka dhënë shokëve të tij ide të ndryshme dhe “detyra”. Njëra prej detyrave ishte edhe “të fotografohesh me kokën brenda në frigorifer dhe atë fotografi ta etiketosh me numrin 241543903”.
Në fund, ai vendosi të publikojë librin “Këshilla”.
Dhe pse ky numër?
Njëherë, një mikut të tij të sëmurë, i rekomandoi që të fuste kokën në frigorifer dhe numri iu dha si një kombinim i numrit serik të frigoriferit dhe pakos së petëve të ngrira që mbaheshin në të
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…
Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…
Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…