<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Stela dardane e Valens Turrelit

Haxhi MEHMETAJ

Stela i takon shek. II. pas Krishtit. Në rreshtin 3 dhe 4 Turelius është shkruar me një L, ndërsa në rreshtin 4 – 5 me dy L. Mbishkrimi tregon që gjyshit të tij Valensit, të birit të Turelit , i cili jetoi 80 vjet, stelën ia ngriti nipi dhe trashëgimtari P.Aelius Turelli. Emri Turelius i stërgjyshit dhe emri Turellius i nipit sipas A. Mayer dhe R. Katiçiq janë emra të antroponimisë ilire.


Stelë varri nga mermeri tipike dardane me përmasa 195 x 65 x 35cm, e dëmtuar në anën e majtë më një zgavër. Është gjetur në varreza të Klinës dhe është dërguar në Kurshumli Han të Shkupit. Në nishën harkore, të zbukuruar anash me akroter gjysmë palmetash dhe në mes me një boçë pishe pa luspa, të nxjerrë në plastikë të plotë është paraqitur në reliev portreti i një burri më flokë të shkurtra kaçurrele, pa imtësi të theksuara të tipareve të fytyrës, veshur më këmishë më pala linjash të thela, të pjerrëta dhe në formë trekëndëshi. Sipëri këmishe ka të hedhur mantelin e kopsitur në supin e djathtë më një fibulë të rrumbullaket.


Në xokolin e stelës, nën fushën e mbishkrimit është skalitur kantari i zbukuruar me kanelyra, ku rriten dy kërcejë të hardhisë së rrushit dhe gjetheve të urthit, të cilët përvijohen për rreth fushës së mbishkrimit, ngjiten deri në maje të nishës dhe mblidhen në spirale nën fushës relievore.
Në të dyja anët e poshtme të kantarit janë paraqitur dy zogj që çukisin kalaveshët e rrushit, ndërsa mbi gryken e kantarit dy zbukurime, njeri në formë të shkronjës M dhe tjetri në formë të rombit. Në fushën e profilizuar të mbishkrimit në formë drejtkëndëshi është skalitur mbishkrimi i në shtatë rreshta : DM/VALENS s (?) TU/RELIUS VIX AN/LXXX P TV/RELLVS NEPo/ET HERES/BMP/


Lexohet: D(is) M(anibus)/ s(acrum)? Valens Tu-/reli (filius) vix(it) an(nis)/LXXX P. Ael(ius) Tu-/rellius nepos/et heres/B(ene) M(erenti) P(osuit). Stela i takon shek. II. pas Krishtit. Në rreshtin 3 dhe 4 Turelius është shkruar me një L, ndërsa në rreshtin 4 – 5 me dy L. Mbishkrimi tregon që gjyshit të tij Valensit, të birit të Turelit , i cili jetoi 80 vjet, stelën ia ngriti nipi dhe trashëgimtari P.Aelius Turelli. Emri Turelius i stërgjyshit dhe emri Turellius i nipit sipas A Mayer dhe R. Katiçiq janë emra të antroponimisë ilire.


Stela e Klinës (Përpunimi dhe Dizajni : Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

1 hour ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

4 hours ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

4 hours ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

5 hours ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

5 hours ago

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani purrinj çdo ditë

    Një nga perimet më ushqyese nga të gjithë të tjerat është selino, që…

6 hours ago