Xhamia e Vjetër u ndërtua në vitin 1614, nga Sulejman Pasha, i cili pas vdekjes u varros në tyrben në jug të saj. Në vitin 1840, xhamisë iu bë një rikonstruksion me paratë e lëna me testament nga Abdurrahman bej Toptani. Sipas albanologëve të mëdhenj, Xhamia e Vjetër kishte rëndësi simbolike dhe Sulejman pasha, pranohej si themeluesi i qytetit të sotëm të Tiranës, shkruan Gazmend Bakiu.
Në nëntorin e 1944-ës, Xhamia e Vjetër u dogj, por minarja kishte shpëtuar për mrekulli. Në vitin 1945, tiranasit mblodhën mijëra franga ar, për ta rindërtuar, pavarësisht se po përballeshin me sekuestrimet e kohës. Mirëpo, Xhamia e Vjetër u rrafshua dhe pikërisht aty u vendos monumenti “Partizani”.
Metamorfoza e kryeqytetit sapo kish filluar… dhe nuk ka të sosur.
Çfarë kanë thënë të huajt, për “Tiranën e xhamive”:
“Ka xhamia, hane, hamame, ka carshinë dhe sheshin e pazarit, vreshtët dhe kopshtet janë të panumërta. (Evlia Çelebi, udhëpërshkrues turk, 1662)
“Tiranës i bien në sy, në radhë të parë, xhamitë e saj të stolisura me ngjyra të shkëlqyera dhe elegante, që u japin një tërheqësi të panjohur në faltoret e këtyre viseve.” (Eduard Lir, piktor dhe udhëpërshkrues anglez 1848)
” …Tirana është një qytet i sheshtë, me rrugë të gjera me shumë ujëra të rrjedhshëm, me një carshi të madhe dhe me gjallëri. Kur hyn në qytet nga rruga e Shkodrës shihen dy xhami të bukura. Ka disa xhami e mesxhide të tjera dhe dy medrese…” (Sami Frashëri, Kamus al Alam 1892).
Një analizë e ekspertëve ka nxjerrë në pah disa nga pickimet më të dhimbshme në…
KULTURA ILIRE DHE NDIKIMI I SAJ NË GJITHË EUROPËN. KULTURA E HALLSTATT-IT, KULTURA E LAUSITZ-IT,…
Abdullah Klinaku “Unë do vete për kërkim nëpër udhën e gjatë të gjetur dituri, atë…
Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më…
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…