<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Tirana, 101-vjet kryeqytet i Shqipërisë (Foto të vjetra brenda artikullit)

Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31 Janar 1920) u vendosën më 11 Shkurt 1920 në Tiranë, që u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë, kurse përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikës Shqiptare në Janar 1925. Pas 1920 filloi popullimi me banorë të ardhur nga krahina e qytete të tjera të vendit. Më 11 shkurt 1920, populli i Tiranës priti me entuziazëm Këshillin e Lartë dhe Qeverinë, e cila u vendos pikërisht në atë ndërtesë, ku tiranasit kishin ngritur flamurin në vitin 1912. Autoritetet e larta të shtetit shqiptar që dolën nga Kongresi, në marshimin e tyre (që nisi më 6 shkurt), kaluan në Kavajë dhe në pamundësi për të hyrë në Durrës, i cili ishte i pushtuar nga forcat italiane, u kthyen drejt Shijakut, për të mbërritur në Tiranë.
Arsyet që u vendos të shkohej drejt Tiranës qenë:

  • Mosprania e forcave të huaja (pushtuese),
  • pozita gjeografike në qendër të vendit,
  • patriotizmi shumë herë treguar i popullsisë së trevës, dhe
  • ndodhja e disa ndërtesave që mund të përdoreshin si zyra.
    Në këtë rrugëtim të rrezikshëm, rol kryesor pati Ministri i Brendshëm, Ahmet Zogu, i cili kishte përkrahësit e tij të armatosur. Sipas kujtimeve të bashkëkohësve, ka qenë moszbrapsja e tij përballë forcave italiane, (që tentuan t’i ndalonin përfaqësuesit e zgjedhur në Lushnje), moment kyç për suksesin e kësaj ndërmarrjeje. Me të mbërritur në Tiranë, Këshilli i Naltë dhe qeveria, më 11 shkurt 1920, mes entuziazmit popullor, e shpallën atë kryeqytet të përkohshëm. Më 1922 Tirana u shkëput si nënprefekturë nga prefektura e Durrësit dhe u bë prefekturë më vete. Më 1923 ajo kishte 12.453 banorë. Më 1924 Tirana u bë arenë e luftës së brendshme politike-Revolucionit të Qershorit dhe rikthimit të Ahmet Zogut, i cili u vu në krye të shtetit, në filim si kryetar i Republikës Presidenciale (1925-1928) pastaj si mbret (1928-1939).
    Data 11 shkurt,datë në të cilën Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm, është e një rëndësie parësore në historinë tonë kombëtare; kjo zgjedhje lidhet ngushtë me veprimtarinë e dendur patriotike të tiranasve, para dhe pas pavarësisë. /Muzeu Historik Kombetar /InforCulture.info
postbck postbck

Recent Posts

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

22 hours ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

22 hours ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

23 hours ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

23 hours ago

Pse buka në Gjermani është më e shtrenjtë të dielave?

    Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…

23 hours ago

Këto fruta të vogla bëjnë mrekulli për zemrën

    Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…

24 hours ago