“Eni të vajtojmë Shqipërinë”

Eni ju o motra , eni ju o gra
Eni ju o vasha , qe dini me qa
Eni ju reçjanka , vajtimtare n’za
Eni t’marrim vajin , sot hije na ka
Eni gjithe s’bashku , le t’a shpallim zine
Me gjamë e me kuje t’a vajtojme Shqipnine
Le t’a qajme me lot , ta qajne pa pushu
Me afshin e zemres , te rrezojme gur e dru
Le t’a qajme kete nane , le t’a qajme kete bije
Le t’a qajme kete nuse pa foshnje ne gji
Le t’ia heqim vellon , stolisjet e kota
Le t’ia zbulojme shtatin , t’a shohe gjithe bota

Nda e përçundue , larg prej shoqesh tjera
Shikoni si dergjet , si lengon e mjera
Mundohet qyqarja , rron me shpirt ndër dhambë
Banditet e vendit e kan vu nën kambë
E mposhten , e shtruen , me hekur e zjarr
Neronet e kohes ia bane jeten varr
E veshen me gjemba , me tela e ferra
E kyçen nga brenda , se lanë as te dera
N’dere , as ne dritare , se lanë me pa fare
Ia kane qepë syte , per faqe te zezë e m

Lidhun me zinxhire , shkoqun krahe e flete
Ne diten plot diell , ne lumë e terr ka mbete
E thithen shushunjezat , i ligu mizori
E thane , e ćnderuan , epshori e hori

A e dini shqiptare , ç’ngremine kemi ra
Hangrem njeni-tjetrin , u mbytem vella me vella
Hangrem njeni-tjetrin me kurthe e t’pabese
Me thase e intriga shamata rri ndeze

O Zot , çka po heqim , cfare na shohin syte
S’na gezohet mbramja , as kur zbardhen drite
S’na tremb burgu , plumbi e as litari
Kur na shkel me kambe , na zhagmit zuzari
Ngrehuni o vllazen , ngrehuni o shoke
Ngrehuni shqiptare sot te gjithe ne kambe
Nuk rrohet me zor , nuk lihet kjo nane
A lulezon dheu pa diell e hanë?
Jo jo , nuk durohen sarhoshet e marrë
Banditet e vendit ti shporrim sa me pare
Seline e pergjakun , ta bejme rrafsh me token
Ngrehuni o vllazen , ngrehuni o shoke

A jeton shqiponja e shembun pertoke
Thye krahe e pende , lidhun kamb e koke?
A jeton kjo zonje ne llum e batak
Ne lengim e vaj , e mbytun ne gjak?

Ku e keni trimnine , krenarine e pare?
A jeni sot te denje te quhemi shqiptare?
A do ta lemë veten , Shqipnine ne kafaz
Ne det plot stuhi me dallge me u perplase?

Shikoni rreth e rrotull , shikoni prane nesh
Shihni popujt tjere me ç’gjuhe mirren vesh
Kane shpallur miqesine , vini vesh ksaj fjale
Po kapen dore per dore , po hyjne ne nje valle
Asht vallja e re , krejt ndryshe nga tjetra
Asht vallja hirplote qe i sheron plaget e vjetra
( Burrel , shkurt 1977 )

postbck postbck

Recent Posts

Sekreti i ngjyrës portokalli tek macet

U zbulua pas 60 vitesh kërkime, është rezultat i një mutacioni në ADN Ngjyra portokalli…

12 hours ago

Këshilla të arta për shëndetin: Si të kujdesemi për trupin dhe mendjen në çdo fazë të jetës

Zana Islami / Trungu&InforCulture.info 1 Mbani një peshë të shëndetshme – vetëm duke vepruar në…

12 hours ago

Kjo është temperatura më e përshtatshme në dhomën e gjumit në dimër

Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe shumë prej nesh ngrohin shtëpitë edhe gjatë natës. Megjithatë,…

2 days ago

E dini se çfar është hamari, apo koshi?

Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet…

2 days ago

Si të transformoni rutinën tuaj ditore në një burim frymëzimi dhe produktiviteti

  Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Rutinat ditore shpesh mund të duken tëzakonshme dhe monotone, por ato…

2 days ago