Nga Aurenc Bebja
“La Petite République” ka botuar, të enjten e 17 qershorit 1920, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e kryeministrit serbe mbi vrasjen e Esat Pashës dhe gjetjen e fajtorit të vërtetë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Z. Vesniç dhe vrasja e Esat Pashës
Beograd, 16 qershor. – Duke iu përgjigjur në Parlament, pyetjes së Z. Dragoviç, në lidhje me vrasjen e Esat Pashës, i cili pyeti nëse ishte një hakmarrje apo një krim politik, presidenti i këshillit (kryeministri), Z. Vesniç, tha:
“Esat Pasha u vra në një vend të civilizuar, ku respektohet jeta njerëzore. Shpresoj që qeveria franceze, duke ditur ndihmën që Esat Pasha i dha çështjes së përbashkët të Aleatëve gjatë gjithë luftës, duke u rreshtuar me ne me një ushtri shqiptare në frontin e Selanikut, të bëjë gjithçka për të gjetur fajtorin e vërtetë dhe do ta dënojë atë.
Unë deklaroj, në emër të vendit, që ne vajtojmë thellë për vdekjen e Esat Pashës, sepse ai ishte një mik i sinqertë i popullit tonë. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes së tij dhe të gjithë shqiptarëve të vërtetë.
Esati ishte një ushtar i shkëlqyeshëm, shumë inteligjent, shumë energjik; ai ishte armiku ynë kur mbrojti Shkodrën gjatë Luftës së Parë Ballkanike në 1912; por ai luftoi me besnikëri, siç ndodhi në të gjitha takimet tona me turqit. Duke e gjetur popullin shqiptar të braktisur në dorë të fatit, ai i gjeti vendin e duhur midis popujve të tjerë Ballkanikë dhe veçanërisht midis popullit serb, për arsye të situatës gjeografike dhe interesave jetike të vendit. Prova më e mirë e miqësisë së tij erdhi gjatë tërheqjes nga Shqipëria gjatë së cilës ai u dha ndihmë dhe asistencë popullit serb që largohej nga zgjedha e armikut.”
Ky fjalim u nderua me duartrokitje të fuqishme nga asambleja.
Mendoni se yndyrnat janë armiq të shëndetit? Truri juaj nuk do të ishte…
Koncepti ynë për politikën si një ndarje mes së majtës e së djathtës lindi në…
Nga Dashnor Kaloçi/ Afro 20 e sa vite të shkuara, në një nga bisedat…
Ndërsa përhapja e Islamit dhe lulëzimi që njohu bota islamike përfshiu qendrat e…
Miliona njerëz kanë humbur jetën nga përmbytje, tërmete, shpërthime vullkanike dhe stuhi shkatërruese.…
Fëmijët që rriten në fshat preken shumë më rrallë nga rinitet alergjike, astma dhe neurodermatiti…