<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Betimet, pse ishin të detyrueshme për burrat shqiptarë?

Në shoqërinë tradicionale shqiptare funksiononin disa norma kulturore kanunore që detyronin çdo burrë në moshën e përdorimit të armëve të bënte be, të vëzhgonte një proces betimi ose të lejonte familjarë e të afërm të bënin be ose të betohej për ta.

Në të kundërt ai që nuk pranonte detyrime të tilla konsiderohej i padenjë për të qenë në radhët e njerëzve me dinjitet. Madje pranimi ose mospranimi i besë konsiderohej kriter që dallonte njerëzit nga kafshët.

Paragrafi 2507 te Kanuni i Skandërbegut, ndër të tjera, thekson: “Kur gruaja zonjë shtëpie pa mashkull mbrendë zdo me vëzhgue benë mbas kanuni, prej ma të afërmit në vllazni…ajo grue asht pa kapistër”.

Në shoqërinë tradicionale shqiptare karakterizimi “pa kapisër” ka funksionuar si fyerje shumë e rëndë. Të tillë etiketoheshin njerëzit që nuk njihnin rregullat elementare të bashkëjetesës në shoqëri, pra njerëzit që silleshin në mënyrë të paparashikuar, që silleshin më keq se kafshët si kali, gomari etj, që lidhen nëpërmjet kapistrës.

Në shoqërinë tradicionale shqiptare kanë qenë të përhapura mendësitë: “Hajvani lidhet prej kapistalli, ndërsa burri lidhet prej fjale”, “Burri i ka prangat te fjala e gojës jo te duart”, “Fjala e mendshme ta rrit itibarin (fjalë turke me kuptimin prestigjin), fjala pa mend të lidh duar e këmbë”.

Në shoqërinë tradicionale shqiptare, nëse një person i dyshuar ose i akuzuar për sjellje devijante, ose krime si shpifje, vjedhje, spiunim, plagosje, vrasje etj, kërkonte të lante veten me be, akuzuesi ose akuzuesit ishin të detyruar ta pranonin benë e të paditurit dhe të vëzhgonin të gjithë elementet e protokollit të realizimit të saj.

Në të kundërt, akuzuesi lëçitej, domethënë izolohej nga bashkësia e fshatarëve.

Në situata të tilla, kur katundi i kërkonte akuzuesit të vëzhgonte benë ose të ngarkonte një njeri të besuar si vëzhgues dhe ai nuk pranonte, të akuzuarit i njihej e drejta dhe të qëllonte mbi akuzuesin që nuk pranonte logjikën e mohimit me betim të veprës penale në fjalë.

Kanunet shqiptare sanksiononin ndëshkime shumë të rënda për akuzuesin dhe familjarët e tij nëse nuk pranonin benë e të akuzuarit dhe e vrisnin atë.

Në rastin kur një person i akuzuar kërkonte të lante veten me be, vihej në besën dhe në mbrojtjen e burrave të katundit. Për rrjedhojë, në rrethana të tilla akuzuesi nuk përballej vetëm me të akuzuarin, por me gjithë burrat e fshatit.

Ndëshkimet për berrejshmit:

• Nëse beja kishte të bënte me vjedhje ose dëmtim mallrash, berrejshmi i kthente të zotit të mallit dyfishin e mallit ose të vlerës monetare;

• Berrejshmi detyrohej të shkonte te kisha me u zgjidh prej besë së rrejshme. Ky veprim e vinte berrejshmin në një status të poshtëruar, e zhvlerësonte shumë në sytë e opinionit publik të bashkësive fshatare bashkëqeverisëse;

• Nëse beja e rrejshme ishte bërë për çështje të rëndësishme, pra me 20 paronikë, berrejshi duhet të paguante si gjobë nje ka dhe 100 desh.

Zyhdi Dervishi “ Lente të ndërveprimit simbolik”

postbck postbck

Recent Posts

Pse britanikët e pinë çajin me qumësht? Zakon i vjetër që ruhet prej shekujsh

    Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…

5 hours ago

A e dini për çfarë shërben kjo pjesë e kapakut e vajit? Mos e hidhni ka një funksion të veçantë

    Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…

6 hours ago

Mjeku zbulon një shenjë të kolesterolit të lartë që mund të shihet në fytyrë

    Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…

6 hours ago

Cilat janë simptomat e yndyrës së lartë në gjak dhe kur duhet të shqetësoheni?

    Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…

6 hours ago

E pyetën njeriun që thuhet se ka IQ 210 nëse ekziston Zoti: Përgjigjja e tij ishte e prerë

    Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…

6 hours ago

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

1 day ago