<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Anton Çetta në konakun e plakut Hazir(Foto)

 “Do të vij prapë, por për një punë tjetër, edhe ma të madhe se kjo!”

Në vitet pesëdhjetë të shekullit të kaluar, një pjesë të madhe të kohës së tij, Anton Çeta, e kishte kaluar nëpër fshatra të Drenicës.

Ai ishte etnograf dhe kishte marrë përsipër projektin e mbledhjes së tregimeve popullore në gjithë Kosovën, para se tregimtarët e fundit të tyre të vdisnin. Rezultatet e punës së tij etnografike në Drenicë, u publikuan në tri vëllime me titullin “Prozë popullore nga Drenica”.

Për tre muaj, Anton Çeta kishte qëndruar edhe në Prekaz, përkatësisht në konakun e Hazir Lutit, i cili dallohej nga pleqtë e tjerë të fshatit me faktin se njihte qindra tregime popullore, përralla, legjenda e mite, por edhe tekste këngësh të vjetra. Ai ishte një thesar aq i pasur etnografik, saqë Anton Çetës iu desh një kohë e gjatë derisa ta eksploronte të tërin, për ta hedhur pastaj në letër.

Ishte një kohë kur në Kosovë nuk ekzistonin fare mjetet e qarkullimit, nuk kishte makina dhe autobusë, kështu që Anton Çeta ishte i detyruar të banonte gjithë kohën në konakun e . Aq mirë e trajtonin, saqë ai kishte nisur të ndihej si të ishte në shtëpinë e tij.

Seancat e mbledhjes së materialit etnografik zhvilloheshin në mbrëmje, pasi burrat mbaronin punët e tyre në fusha e ara dhe ktheheshin në shtëpi. Konaku i vogël i plakut Hazir nuk i zinte të gjithë ata që vinin nga lagjet tjera të fshatit për të dëgjuar bisedat midis tij dhe Anton Çetës.

Sa herë e kam dëgjuar rrëfimin për këto mbrëmje, më është kujtuar “Dosja H” e Ismail Kadaresë, në të cilën flitet për dy etnologë amerikanë që vijnë në Veriun e Shqipërisë për të mbledhur eposin e lashtë të kreshnikëve, në të cilin ende ruheshin elementet e eposit homerik.

Tregojnë se Antoni, nuk u fliste vetëm për rëndësinë e folklorit dhe mbledhjes së tij. Në shumë raste u fliste edhe për problemet e kohës dhe për të ardhmen e Kosovës, siç ai e besonte se duhej të ishte. Në fund të atij qëndrimi të gjatë, derisa po përshëndetej me plakun Hazir dhe mikpritësit e tjerë, ai u kishte thënë: “Do të vij prapë, por për një punë tjetër, edhe ma të madhe se kjo!”

Tridhjetë vite më vonë, kur në Kosovë filloi pajtimi i gjaqeve dhe njerëzit e panë se në krye të këtij pajtimi ishte mësuesi i dikurshëm shëndetdobët, tani dukshëm i plakur, atyre iu kujtuan fjalët e tij të përshëndetjes me ta: “Do të vij prapë, por për një punë tjetër, edhe ma të madhe se kjo!” Plaku Hazir nuk e kishte arritur ditën kur do të përmbushej premtimi i Anton Çetës. Ai kishte vdekur shumë kohë më parë.

Sot, kushdo që merr në dorë tre vëllimet “Prozë popullore nga Drenica” mund ta gjejë emrin e tij në fund të dhjetëra e dhjetëra tregimeve, përrallave e legjendave të botuara aty

postbck postbck

Recent Posts

Cilët janë simptomat e depresionit sezonal

    Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…

1 day ago

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

2 days ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

2 days ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

2 days ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

2 days ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

5 days ago