<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

La Petite République (1920)- Deklarata e kryeministrit serb në Parlament për vrasjen e Esat Pashës

Esat Pasha në Paris (Excelsior, 4 prill 1916, f.5) – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Tetor 2020

“La Petite République” ka botuar, të enjten e 17 qershorit 1920, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e kryeministrit serbe mbi vrasjen e Esat Pashës dhe gjetjen e fajtorit të vërtetë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

  1. Vesniç dhe vrasja e Esat Pashës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Beograd, 16 qershor. – Duke iu përgjigjur në Parlament, pyetjes së Z. Dragoviç, në lidhje me vrasjen e Esat Pashës, i cili pyeti nëse ishte një hakmarrje apo një krim politik, presidenti i këshillit (kryeministri), Z. Vesniç, tha :

Esat Pasha u vra në një vend të civilizuar ku respektohet jeta njerëzore. Shpresoj që qeveria franceze, duke ditur ndihmën që Esat Pasha i dha çështjes së përbashkët të Aleatëve gjatë gjithë luftës, duke u rreshtuar me ne me një ushtri shqiptare në frontin e Selanikut, të bëjë gjithçka për të gjetur fajtorin e vërtetë dhe do ta dënojë atë.

Unë deklaroj, në emër të vendit, që ne vajtojmë thellë për vdekjen e Esat Pashës, sepse ai ishte një mik i sinqertë i popullit tonë. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes së tij dhe të gjithë shqiptarëve të vërtetë.

Esati ishte një ushtar i shkëlqyeshëm, shumë inteligjent, shumë energjik; ai ishte armiku ynë kur mbrojti Shkodrën gjatë Luftës së Parë Ballkanike në 1912; por ai luftoi me besnikëri, siç ndodhi në të gjitha takimet tona me turqit. Duke e gjetur popullin shqiptar të braktisur në dorë të fatit, ai i gjeti vendin e duhur midis popujve të tjerë Ballkanikë dhe veçanërisht midis popullit serb, për arsye të situatës gjeografike dhe interesave jetike të vendit. Prova më e mirë e miqësisë së tij erdhi gjatë tërheqjes nga Shqipëria gjatë së cilës ai u dha ndihmë dhe asistencë popullit serb që largohej nga zgjedha e armikut.

Ky fjalim u nderua me duartrokitje të fuqishme nga asambleja.

postbck postbck

Recent Posts

Do të habiteni nga ajo që përshpejton plakjen tuaj

    Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…

2 days ago

Paralajmërim nga OBSH-ja/ Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

    Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…

2 days ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

2 days ago

Gjermania dhe Kosova bashkë kundër virusit vdekjeprurës: Njëra me ekspertizë, tjetra me pacientë

    Gjermania ka laboratorë të sigurisë së lartë dhe virologë të aftë, ndërsa në…

2 days ago

Ja çfarë duhet të hamë dhe pimë kur marrim antibiotikë

    Siç mund ta dini, antibiotikët janë një lloj i mahnitshëm i medikamentit, i…

2 days ago

Këto ushqime rekomandohet të konsumohen ditëve të vjeshtës

    Derisa moti ka filluar të ftohet, edhe imuniteti bie, ndërsa ajo çfarë hamë…

2 days ago