<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kështjella dardane e Lekës

Haxhi MEHMETAJ

Teknika e murimit, gjetjet e fragmenteve të tullave dhe gjurmët e llaçit të gëlqeres të përzier më tullë të shtypur e vendosin kështjellën në antikitetin e vonë të shek. IV – VI pas Krishtit. Kështjella benë pjesë në sistemin e fortifikimit të Dardanisë Perëndimore. Ajo u identifikua për herë të parë në vitin 2018 nga ekspedita e Institutit Arkeologjik i Kosovës e kryesuar nga autori i këtij shkrimi.


Në perëndim të fshatit Popoc të komunës së Gjakovës, pranë anës së majtë të përroit të paemër, në një kodër shkëmbore trung konike me lartësi mbidetare 757m është ndërtuar kështjella e cila nga popullata vendëse quhet me emërtimin Kalaja e Lekës.


Kështjella siguron mbrojte të mirë natyrore nga kurorat e kodrave mbizotëruese të Majës së Thepit të Samarit, Kujit të Rrezeve dhe kodrës Podi i Urishtës, në jugperëndim, kodrave Podi i Gërbaqit dhe Kujit të Pishës në verilindje. Kurse në lindje vrojtohet rrafshi fushor i fushëgropës së Gjakovës, një pjesë bukur e madhe e Rrafshit të Dukagjinit, sikurse edhe Kështjella Suka e Cërmjanit dhe Kështjella e Hereqit – Baballoqit. Në mesin e kurorave të kodrave gjendet gryka ndërmalore Gropa e Ponoshecit, e cila lidh rrafshin fushor me viset malore. Në afërsi të kështjellës ndodhen minierat e kromit.


Muri rrethues është ndërtuar në linjën më të lartë rrushkullore të izohipsës së kodrës duke i dhënë kështjellës formën e një planimetrie drejtkëndore jo të rregullt, me anët e gjata lindje – perëndim 85m dhe anët e shkurtra veri jug 27.5m, përkatësisht 35.40m , kurse gjerësia e mesit të kështjellës arrin 46m. Ai është ngritur me gurë të shtërzuar shpati, në teknikën opus incertum, kryesisht mbi një taban shkëmbor. Trashësia e murit sillet nga 1.60 deri në 2.00m, ndërsa lartësia e tij e ruajtur arrin nga 0.60 – 1.30m.


Në anën lindore ndodhen një kullë drejtkëndore e ndarë në mes me një mur apo dy kulla dimensionesh afërisht 5x 5m, ndërsa në jugperëndim ndodhet një objekt ndërtimor, kishë (?) drejtkëndore përmasash 12 x 9m,ngritur në afërsisht në mesin e kështjellës, në të njëjtën teknikë sikurse muret e kështjellës.


Në skajin verilindor të kështjellës është ngritur një mur i veçantë mbrojtës po ashtu në teknikën opus incertum, i gjatë 38m dhe i gjerë 2.00m. Teknika e murimit, gjetjet e fragmenteve të tullave dhe gjurmët e llaçit të gëlqeres të përzier më tullë të shtypur e vendosin kështjellën në antikitetin e vonë të shek. IV – VI pas Krishtit. Kështjella benë pjesë në sistemin e fortifikimit të Dardanisë Perëndimore. Ajo u identifikua për herë të parë në vitin 2018 nga ekspedita e Institutit Arkeologjik i Kosovës e kryesuar nga autori i këtij shkrimi.


Kështjella dardane e Popocit (foto dhe dizajn: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…

15 hours ago

Besa – Historia e nënës që mbrojti në besë vr’asësin e të birit

BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…

21 hours ago

Pse qumështi asnjëherë nuk duhet të mbahet në derën e frigoriferit

  Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit,…

21 hours ago

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

    Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…

1 day ago

Apollonia dhe Bylisi: Grekë apo Ilirë? Debati që zgjat prej shekujsh, por faktet flasin shqip

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…

2 days ago

Halim Dauti, lauhtari nga Vllahia e Shalës që këndoj versionin më të gjatë të këngës për Betejën e Kosovës (1389)

Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…

2 days ago