<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

FESTIVALI I ROTERDAMIT – Pason suksesi i kinematografisë kosovare

Vetëm pak ditë pasi filmi “Zgjoi” pati jehonë në Amerikë, vlerësohet “Në kërkim të Venerës”. Filmi debutues i Norika Sefës, shpërblehet me çmiminin special të Jurisë (Special Jury Award) gjatë ceremonisë së sndarjes së çmimeve të Festivalit të Roterdamit, bëjnë me dije mediet kosovare.

“Ky film, mori 5 vite të jetës sime, jo pak!! Jam shumë e lumtur që e kam pas fatin me punu me secilin që qëndron prapa këtij realizimi krejt, ama krejt, ata që i kanë dhënë kuptim edhe shumë nuanca kësaj përvoje.”

“Ky çmim është shumë i rëndësishëm për filmin, por gjithashtu një shenjë prestigji sepse festivale si IFFR pëlqejnë të inkurajojë sfidat narrative dhe inovacionin në gjuhën e filmit. Ky është një motiv i madh, për mënyrën qysh unë punoj”.

“Unë personalisht, falënderoj Besnikun, bashkëpuntori më i afërt, dikush që më ka besu, shtytë e inkuraju, por edhe Luis Armando Arteaga, – duke e ditë që ky film ka pasë për qëllim me sfidu anën vizuale, unë kujtoj sa kohë energji e motivim është dashtë për me ardh deri këtu!” u shpreh regjisorja Norika Sefa, përmes një videomesazhi gjatë ceremonisë së ndarjes çmimeve.

“Dua ta falënderoj Noriken fillimisht, për idenë, skenarin dhe pastaj për rezultatin që ka sjellë në ekran me aq përkushtim e këmbëngulje, deri në detajet më të vogla të mundshme. Jam i lumtur që bashkë, arritëm me perfundu një projekt me sukses.

I falënderoj aktoret dhe ekipin e mrekullueshëm, pa përjashtim.”

“Falënderim të veçantë për Qendrën Kinematografike të Kosovës që ka besu te ne”

“Agjensionin e Filmit të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e Kaçanikut për një pritje, përkushtim e ndihmë të pafund gjatë xhirimit” – u shpreh producenti Besnik Krapi, me rastin pranimit të çmimit.

Në film, luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Monolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj etj. Me drejtor të fotografisë – Luis Armando Arteaga, montazhë – Stefan Stabenow, skenografi – Arben Shala, zërim – Risto Alchinov, kostumografi – Desantila Lika, dhe grim – Lidona Berisha.

“Në kërkim të Venerës” me producent Besnik Krapin, është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, prodhuar nga “Circle Pruduction” dhe me bashkëproducent Igor Popovskin dhe Gazmend Nelën. Filmi gjithashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Prishtinës.

postbck postbck

Recent Posts

Pse s’duhet ta teproni me farat e kungullit

  Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…

16 hours ago

Si ta përdorni xhenxhefilin kundër dhimbjeve të reumatizmës

  Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e osteoartritit, që shkakton dhimbje dhe vështirësi…

17 hours ago

Truk nga kopshtarët me përvojë: Si t’i bëni domatet tuaja të japin më mirë fruta?

  Kopshtarët e vërtetë po bëhen gati të mbjellin fidanët e parë të domates në…

17 hours ago

Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës, ja pse

  Veshja e çorapeve në shtrat duket një mënyrë gjeniale për t’i mbajtur këmbët e…

17 hours ago

Fsheh KURTHE vdekjeprurëse?! Varri i perandorit të parë kinez po SHOKON historianët!

  Varri i perandorit të parë të Kinës, Qin Shi Huang, vazhdon të mbetet një…

17 hours ago

Katër zgjidhje të shpejta për flokët e yndyrshme

  Flokët e yndyrshme mund të kthehen në një bezdi shumë shpejt dhe zgjidhja më…

17 hours ago