Një mëngjes I duhur lidhet me balancimin e karbohidrateve, sheqernave, yndyrave apo proteinave me mineralet dhe vitaminat e duhura.
Agroweb ju sugjeron disa ndryshime të vogla por që do të kenë rezultate fantastike në organizmint tuaj.
Sigurohuni që të konsumoni yndyrna të shëndetshme
Yndyrnat nuk vijnë vetëm nga gjërat e skuqura, por ka një grup prej tyre, të cilat vijnë nga baza bimore, të cilat janë shumë të domosdoshme për organizmin. Këto yndyrna janë thelbësore për funskionin e trurit, niveleve të energjisë, shëndetit të flokut, lëkurës dhe thonjve.Ushqime si avokadot, farat chia, farat e linit, bajamet, shqemet, vaji i peshkut apo vezët janë të pasura pikërisht me këto yndyrna mirëbërëse.
Karbohidratet komplekse
Dietat na kanë bërë të mendojmë se karbohidratet janë fajtore për shtimin në peshë, por faktikisht nëse konsumohen siç duhet ato nxisin rënien nga pesha. Karbohidratet mund t’i gjeni edhe tek perimet apo frutat gjë që ju jep mundësinë që të jeni akoma edhe më të shëndetshëm.
Proteinat
Shumë persona pa e ditur vuajnë nga mungesa e proteinave duke ndikur në masën muskulore dhe shëndetin e organeve. Proteinat që nuk duhet t’i ndani gjatë mëngjesit tuaj janë: vezët, gjalpi i kikirikut, kosi,
Mos harroni vitaminat dhe mineralet
Mëngjesi është vakti i parë i ditës dhe mundësia për t’i dhënë trupit tuaj energjinë që të përballojë ditën. Nëse ju përfshini produkte të pasura me vitamina dhe minerale ju e ushqeni organizmin dhe e ndihmoni atë që të jetë i shëndetshëm. Zgjidhni boronica, banane, fara kërpi, selino, fiq, mollë.
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…