<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A e dini se ky ishte shpërthimi vullkanik që e ndryshoi botën

Më 10 prill rë vitit 1815 ka ndodhur një erupcion i madh u vullkanit Tambora. Shpërthimi në çast ka zhdukur dhjetra mijëra njerëz, e ka ftohur sipërfaqen e Tokës për disa gradë dhe ka shkaktuar sëmundje e uri anembanë botës.

Është vlerësuar se atëherë kanë vdekur mes 70.000 e 120.000 njerëz.

Ky zyrtarisht është erupcioni më i madh vullkanik, të cilin e ka shënuar njeriu: më i madh se erupcioni i vullkanit Krakatau në vitin 1883, ndërsa madje 20 herë më i fuqishëm se erupcioni i Vezuvit, i cili e ka fshirë nga faqja e dheut Pompein.

Sikur kjo katatsrofë të ndodhte sot, ekspertët thonë se pasojat do të ishin edhe më të mëdha.

“Pasojat e një shpërthimi të tillë sot do të kishin përmasa kolosale. Ndonëse sot infrastruktura dhe transporti i ushqimit është në nivel shumë më të lartë se në shekullin XIX, mos harroni se në Tokë sot jetojnë mbi 7 miliardë njerëz dhe këmbimi tregtar është i kushtëzuar nga faktorë të ndryshëm”, thotë historiani Gillen D’Arcy Wood nga universiteti i Chicagos, transmeton InfoGlobi.

Vullkanologia Janine Krippner shton:

“Në këtë moment janë rreth 1.500 vullkane potencialisht aktive në planet. Rreth 800 milionë njerëz jetonë në më pak se 100 km larg tyre. Kjo flet mjaft se sa njerëzit sot do të ishin të rrezikuar nga erupcioni i madh”.

Me rastin e erupcionit të Tamboras, numri më i madh i njerëzve ka vdekur nga piroklastika e cila ka rënë në tokë, prej të ashtuquajturës llavë nga gazi i ngrohtë, hiri e gurët. Vullkani e ka zhdukur krejtësisht fisin i cili jetonte 25 km larg Tamboras. Krejt çka dimë për këtë fis është gjuha e tij, prej të cilës sot kanë mbijetuar 48 fjalë.

Sa i përket temperaturës, ajo në nivel global ka rënë për 1,7 C dhe kjo gjendje ka zgjatur ndërmjet dy e tri vite. Sa për krahasim, erupcioni i vullkanit filipinas Pinatubo në vitin 1991 e ka zbritur temperaturën globale “vetëm” për 0.5 gradë.

Cunami, uria, sëmundjet si tifoja (të cilin e kanë shkaktuar shirat e pareshtura të hlemëta dhe higjiena e keqe), janë kujdesur që numri i viktimave pas erupcionit të jetë edhe më i madh.

Pasojat janë ndjerë edhe në Evropë, ku ka pasur mungesë ushqimi, që ka shkaktuar kryengritje, sidomos në Zvicrën e ftohtë. Duke mos pasur me çka t’i ushqejnë gratë i kanë mbytur fëmijet, duke mos dashur t’i shohin të vdesin urie. Shumica syresh kanë përfunduar në gijotinë.

postbck postbck

Recent Posts

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

2 hours ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

3 hours ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

3 hours ago

Si e shpëtoi Joseph Pulitzer Statujën e Lirisë?

    Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…

4 hours ago

Ky lloj lëngu i frutave mund ta luftojë kancerin

    Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…

4 hours ago

Pse shtatzënia mund të ndikojë përkohësisht në kujtesë?

    Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…

4 hours ago