<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A e dini pse nuk përfundoi piktura “Mona Liza”

Leonardo da Vinçi mund të jetë ndaluar nga mbarimi i pikturës së Mona Liza pasi një episod i rëndë i jetës e la atë me dëme nervore.

Një studim i ri pohon se mjeshtri i Rilindjes nuk ishte në gjendje të mbante një penë për shkak të lëndimit.

Një portret i artistit tregon krahun e tij të djathtë të ‘pezulluar në një pozitë të ngurtë’.

Akademikët dhe ekspertët shqyrtuan portretin e Da Vinçit nga artisti Giovan Ambrogio Figino me dorën e tij të djathtë në pozitë të pazakontë.

Sipas ekspertëve, ka të ngjarë që aktori të ketë pësuar dëme nervore pasi ishte alivanosur. Besohet se artisti kishte vizatuar me dorën e majtë, por pikturoi me të djathtën e tij.

Studiuesit tani pretendojnë se sëmundja mund të ketë ndodhur pas kryeveprës së Mona Lizës. Ata thonë se nuk ishte një sulm në tru, siç besojnë shumë, i cili preku anën e djathtë të trupit të tij.

Bashkautori Davide Lazzeri, një kirurg specialist i estetikës në klinikën Villa Salaria në Romë, thotë se një alivanosje e dobët mund të ketë shkaktuar traumë në krahun e djathtë të Da Vinçit.

“Kjo mund të shpjegojë arsyen pse shumë piktura të tij mbetën të papërfunduara, përfshirë edhe Mona Lizën, gjatë pesë vjetëve të tij të fundit në karrierë si piktor”, pohon ai.

Mona Liza u pikturua ndërmjet viteve 1503-1519, viti i vdekjes së Da Vinçit.

Leonardo zakonisht përdorte për vizatim dorën e majtë, pasi këtë e kishte të lindur, por ai u mësua të përdorë dorën e djathtë që nga mosha e tij e re.

Po ashtu thuhet se ai mund të ketë vuajtur nga strabizmi, një patologji në të cilën sytë nuk janë të vendosur drejt ndërmjet tyre dhe nuk kanë lëvizje të sinkronizuara. Kjo zakonisht përfshin mungesë të koordinimit midis muskujve të syve që e bën të pamundur drejtimin e shikimit të të dy syve në një pikë të njëjtë.

Besohet se vetëm një në 200 njerëz janë të prekur nga kjo sëmundje. Shumë piktorë të famshëm, duke përfshirë Picasso dhe Degar, vuajtën gjithashtu nga strabizmi.

postbck postbck

Recent Posts

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë, dëshmia! Pushkatimi i 22 intelektualëve

  Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…

31 minutes ago

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

  Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…

51 minutes ago

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

    Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…

1 hour ago

Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

  Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…

1 hour ago

Qyteti që u përpi nga llava dhe u kthye në një muze të gjallë

    Një shpërthim vullkanik në vitin 2023 detyroi 3.700 banorë të largoheshin nga qyteti…

7 hours ago

Disa nga sëmundjet që mund t’i trajtoni me qepë

  Qepa është një nga perimet më të mira e të shëndetshme të nëntokës. Qepa…

8 hours ago