<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kalaja e Tomorit: ”Duke iu ngjitur të përpjetës së platformës, në krye të saj, në anën veriore përpara del një shesh ku ndeshemi me muret e akropolit..”

Në rrëzë të malit Tomor, pak më në veri të fshatit Tomor i Madh, lartësohet një platformë e ngurtë, që pjerret nga jugperëndimi. Kodra mban platformën shkëmbore dhe që vendasit e quajnë qytet duhet të jetë vazhdim i masivit të Tomorit, por si rezultat i një çarjeje të madhe dhe më vonë nga forca gërryese e ujrave është shkëputur nga mali duke mbështetur ashtu me pjerrësi të theksuar nga tri anët. Vet platforma ngrihet si një sofër shkëmbore e thikët mbi kodër, mbi një lartësi gati 50 m. Platforma ka qenë e banuar që prej kohërave të lashta.

Duke iu ngjitur të përpjetës së platformës, në krye të saj, në anën veriore përpara del një shesh ku ndeshemi me muret e akropolit. Këtu muret nuk i përkasin vetëm një periudhe. Muri antik prej blloqesh të mëdha guri, rreth 1,70 m. të gjatë e 0,40 m. të lartë i është mbivënë në një fazë të dytë një mur me gure të vegjël lidhur me llaç, që i përket periudhës bizantine. Forma e këtij sheshi është ajo e një trapezi të çrregullt. Një vend të rëndësishëm këtu zë stera me një kapacitet 100,000 litra ujë. Muret e saj janë të dyfishta. Muri i brendshëm është ndërtuar me llaç prej pluhur tulle horasan i cili nuk lejon penetrimin e ujit.

Sipas Shuaip Manes kjo kala duhet lidhur me kalanë e përmendur nga Gj.Kedreni, kur ai bën fjalë për ngjarjet e vitit 1018, kur shembet Perandoria Bullgare dhe rivendoset sundimi Bizantin.Burimet historike e përmendin edhe një herë këtë qendërbanim në lidhje me ngjarjet e vitit 1336. Kalaja duhet të jetë ndërtuar vetëm me qëllim mbrojtjeje. E ngritur në një zonë të thellë malore, pa kushte të mira për bujqësi dhe banim, por me një pozitë të mrekullueshme strategjike për mbrojtje, ajo, u ka shërbyer qendrave të tjera të banuara të zonës si një prapavijë e sigurt. Në të mirë të këtij mendimi flet edhe J.Katakuzeni, i cili e quan fortesë e banuar. Dhe jo vetëm aq, por kjo është ndoshta dhe e vetmja kala që mbizotëron pothuaj mbi gjithë kalatë e njohura në këtë zonë deri tani, dhe që janë Berati, Gradishta e Peshtanit, Mbolani,Vojak, Gradishta e Qereshnikut, Kalaja e Vokopolës (Plenck) etj. Dy ngjarjet që përmendëm dhe lidhja e kalasë së Tomorit me to, provojnë edhe njëherë rëndësinë e madhe strategjike të kësaj kalaje.Reference :(Sh.Mane, Kontribut për hartën arkeologjike të Shqipërisë, “Iliria” VI, Tiranë: 1976, f.405-406)

via DRTK Berat /Albanian Archaeology /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

9 hours ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

12 hours ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

12 hours ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

13 hours ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 days ago