<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kjo godinë e lashtë 2 mijë vite shfrytëzohet ende

Kur vizitorët futen brenda Panteonit në Romë dhe u shfaqet përpara syve kupola kolosale, është e sigurt që ata mahniten njëlloj sikur vizitorët e rreth 2000 viteve më parë.

“Kushdo futet aty ndjen peshën e rëndë të historisë njerëzore, por edhe lehtësinë e krijimtarisë njerëzore”, thotë John Ochsendorf, profesor i arkitekturës në MIT dhe ish-drejtor i Akademisë Amerikane në Romë. “Kur ngre kokën lart dhe sheh qiellin e retë mendon: Si ka mundësi që njerëzit e realizuan këtë rreth dy mijëvjeçarë më parë?”.

Panteoni është godina më e vjetër në botë, që qëndron ende në këmbë edhe sot. Që prej shekullit VII ka shërbyer si kishë katolike. Ndërtuar rreth vitit 125 e.r., nga perandori romak, Publius Aelius Hadrianus, në fakt, ishte hera e tretë që godina ringrihej në këmbë. Panteoni i parë mori flakë rreth vitit 80 e.r. dhe u rindërtua menjëherë më pas. Në vitin 110 e.r. u godit nga rrufeja dhe u shkatërrua plotësisht. Për këtë arsye, në Romë flitej se godina ishe e mallkuar.

Panteon është një fjalë që vjen nga greqishtja dhe do të thotë “të gjithë zotat”. Por, edhe pse gjerësisht mendohet se ai ishte një vend adhurimi i perëndive, përdorimi i parë i godinës mbetet i panjohur. Shumë studiues të epokës thonë që godinat romake ishin shumëfunksionale.

Sipas legjendës, aty është vendi i saktë prej nga Romuli, themeluesi i Romës, u ngrit për në Parajsë. Të tjerë besojnë se Panteoni ishte vendi prej nga ku perandorët komunikonin me Zotat. Sidoqoftë, fuqia që godina përcjell ka imponuar stilin e ndërtimit, sidomos tek arkitektët neoklasikë. Kupola të ngjashme si ajo e Panteonit gjenden kudo, si në godinën e Kongresit amerikan, apo Somerset House në Londër.

Panteoni ishte një mrekulli arkitekturore e Peranorisë Romake, “syrin” e madh në majë të kupolës që lejon futjen e rrezeve të diellit, por edhe shiut. Në Mesjetë, mendohej që ajo ishte vepër e djallit, por në fakt, ishte thjesht vepër e inxhinierëve të jashtëzakonshëm, puna e të cilëve, vazhdon të mahnisë edhe pas 2000 vitesh.

postbck postbck

Recent Posts

Pse s’duhet ta teproni me farat e kungullit

  Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…

54 minutes ago

Si ta përdorni xhenxhefilin kundër dhimbjeve të reumatizmës

  Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e osteoartritit, që shkakton dhimbje dhe vështirësi…

1 hour ago

Truk nga kopshtarët me përvojë: Si t’i bëni domatet tuaja të japin më mirë fruta?

  Kopshtarët e vërtetë po bëhen gati të mbjellin fidanët e parë të domates në…

1 hour ago

Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës, ja pse

  Veshja e çorapeve në shtrat duket një mënyrë gjeniale për t’i mbajtur këmbët e…

2 hours ago

Fsheh KURTHE vdekjeprurëse?! Varri i perandorit të parë kinez po SHOKON historianët!

  Varri i perandorit të parë të Kinës, Qin Shi Huang, vazhdon të mbetet një…

2 hours ago

Katër zgjidhje të shpejta për flokët e yndyrshme

  Flokët e yndyrshme mund të kthehen në një bezdi shumë shpejt dhe zgjidhja më…

2 hours ago