Vatikani zbulon një dëshmi sekrete të historisë shqiptare. Për herë të parë del në drite dokumenti ku është shpallur Skënderbeu mbret. Një akt diplomatik, mandat, në të cilin emërohet Martin Muzaka ambasador i Skënderbeut. Është një letër origjinale në pergamen me një vulë shtetërore të varur, që ruhet në Arkivin Sekret të Vatikanit në fondin; Miscellanease, volumi XXXIX, dokumenti 2398, nga viti 1458. Pikërisht në këtë mandat Skënderbeu quhet “mbret”. Ka qene dr. Musa Ahmeti një hulumtues i ka kohshëm i arkivave të Vatikanit që ka publikuar mandatin e mbretërisë shqiptare.
Si u gjet vula e mbretit
Hulumtimet nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme, kanë mundësuar zbulime të reja të këtyre akteve, për të cilat më parë është menduar se janë zhdukur apo nuk kanë ekzistuar fare. Duke u nisur nga këto hulumtime, të kohëve të fundit, studiuesi nga Zagrebi, Ahmeti, në Arkivin Sekret të Vatikanit në fondin: Miscellaneae, nga viti 1458, zbulon një mandat (akt diplomatik) origjinal të Skenderbeut, me të cilin emerohet Martin Muzaka si përfaqësues i tij “legjitim dhe legal”.
“Dokumenti është i shkruar në pergamen. Ështe ruajtur mjaft mire”, pohon Ahmeti. Dokumenti ka dimensione: 68 x 92.5 cm. Në të janë të varura edhe dy vula origjinale. E para vula shtetërore e Skënderbeut dhe e dyta ajo e noterit Johannes Borcius de Grillis. “Ne na është bërë e njohur edhe një kopje e këtij mandati që ruhet po ashtu në Arkivin Sekret të Vatikanit, në Fondin: Diversa Cameralia, vëll. 30, f. 134r-v. Kjo kopje është e saktë dhe tepër besnike, pa asnjë lëshim nga ana e përshkruesit”, pohon studiuesi Ahmeti.
Kur u bë Skënderbeu mbret?
Ishte zgjedhur Rodoni, në jug të Shqiperisë, për të nënshkruar mandatin e mbretit. Sic shënohet nga origjinali, mandati është lëshuar më 28 tetor të vitit 1458. I drejtohet papës Piu i II-të, i cili kishte më pak se dy muaj që kishte filluar pontifikatin e tij (Piu i II-të fillon pontifikatin më 3 shtator të vitit 1458 dhe ndërron jetë më 15 gusht 1464). “Papa Piu njihej si luftëtar i rreptë për mbrojtjen e fesë së krishterë edhe sa ishte Kardinal”, shkruan studiuesi Ahmeti. Një moment tjetër i rëndësishëm që tërheq vëmendjen te ky mandat është edhe pohimi i noterit publik Johannes Borcius de Grillis se ai “me urdhër dhe autorizim të mbretit…” dmth. Skënderbeun e quan Mbret. “Ky moment është tepër domethënës ngase edhe në vulën shtetërore të varur që e shoqëron këtë dokument e gjejmë të shkruar tekstin: Sigil (um)o Regni(ae) o Macedonia(e)o et oAlbania(e), që në gjuhën shqipe do të ishte: Vula e Mbretërisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë”.
Skënderbeu trashëgon zyrën nga i ati, Gjoni
Nga dokumentet mendohet që zyra kancelarike që ishtë pranë Skënderbeut të ishte vazhdimësi e të njëjtës zyrë, e cila funksiononte te i ati Gjon Kastrioti. Sipas Ahmetit, flitet që kjo zyrë daton në shek XIV dhe fillimi i shek. XV. “Natyrisht që kancelaria e Skënderbeut ishte shumë më moderne dhe ju ishte përshtatur rrethanave dhe kohës kur vepronte.
Sipas hulumtimeve të bëra, kemi në dorë një të dhënë tepër interesante, se nga zyra e Skënderbeut, ka ndodhur që brenda një dite të nxirren 13 akte të ndryshme diplomatike, të shkruara në 5 gjuhë. Kjo e dhënë tregon se cili ishte komunikimi i Heroit tonë kombëtar me shtetet tjera mesjetare dhe me fqinjët, si dhe roli shume i rëndësishëm që luante kjo diplomaci në ruajtjen e pavarësisë shtetërore dhe teritoriale”, shpjegon studiuesi Ahmeti.
Historia e kancelarive shqiptare
Gjatë mesjetës, sundimtarët dhe princërit shqiptare kishin zyrat e tyre të kancelarive në nivele të ndryshme si noterë, sekretarë apo përkthyes. Këto zyra ishin mjaft të zhvilluara dhe mund të renditen në radhën e kancelarive të ngjashme më të njohura, në Evropë, gjë që tregonte për nivelin e lartë të zhvillimit dhe kujdesit që tregonin sunduesit shqiptare në komunikim me sundimtarët e tjerë. Nga këto zyra dolën akte, diploma, mandate dhe dokumente nga më të ndryshmet, në disa gjuhë që në atë kohe ishin në përdorim zyrtar. Porse deri me sot ka pak njohuri të mbledhura dhe që ekzistojnë për këto dokumenta orgjinale. Pjesa dërrmuese e tyre sic duket janë zhdukur përgjithmonë; pjesa tjetër pret hulumtuesit që ato t’i nxjerrin në dritë dhe t’i botojnë. Ndërsa vetëm në keto vite po hyhet në këtë mister dëshmish historike ku ka disa fakte të zbuluara rishtazi. Sipas studiuesit Ahmeti, karakteristike e përgjithshme e këtyre akteve të botuara është se ato nuk ndryshojnë nga ato te sundimtareve te tjere, fqinje apo evropiane. Zakonisht ne keto kancelari jane perdorur gjuhet kulturore te kohes si: latine, greke, sllave, italijane osmane dhe ndonje tjeter. Ndersa ende nuk ka asnje dokument qe eshte shkruar ne gjuhen shqipe nga aktet noteriale.
Hidhet poshte datimi i studiuesve shqiptare
Përmbyset nje nga datimet e nxjerra nga studiuesit shqiptare. Me zbulimin e mandatit te Skenderbeut nga Arkivat sekrete te Vatikanit, hidhet poshte data e shkruar deri me tani per kete dokument. Viti 1963 e vene nga studiuesit shqiptare nuk vlen me. Kjo date thuhet se eshte vendosur pa pasur ne dore dokumentin, as origjinalin dhe kopjen. Ndaj argumentohet gabim ky datim. Me daljen e mandatit te Skenderbeut nga Vatikani kjo date kalon rreth pese vite me perpara, pra ne vitin 1458, pra koha kur Gjergj Kastrioti shpallet mbret. Sic verehet nga origjinali, mandati eshte leshuar ne Rodon te Shqiperise me 28 tetor te vitit 1458. I drejtohet papes Piu i II-te, i cili kishte me pak se dy muaj qe kishte filluar pontifikatin e tij dhe njihej si luftetar i rrepte per mbrojtejn e fese se krishtere edhe sa ishte kardinal.
Perkthimi ne gjuhen shqipe i mandatit nga viti 1458
Mandati i Skenderbeut per Papen
Duke qene se kohe me pare jemi njoftuar nga raporti i Martin Muzakes, keshilltarit dhe oratorit (zedhensit) tone, te cilin, kohe me pare e kemi dergue te shenjteria dhe fortlumturija e Tij Hyjnore, pape Piu i II-te; qe shenjteria e Tij, papa yne, duke u kujdesur per poziten e fese se krishtere, e cila eshte sulmuar nga fattkeqesia e njerzimit, tirani turk, Mehmeti (i II-te, m.a.) dhe bashkeluftaret e tij, armiq te emrit, i krishtere; duke deshiruar qe te ndihmoj me sherbimin e tij dhe t’iu vije ne ndihme forcave te tija; ka paralajmeruar, ftuar dhe shtytur nje numer te madhe te mbreterve te krishtere, qe te ofrojne sherbimet e tyre, per nje veper kaq te shenjte dhe te dobishme; dhe se duhet bere kete nga obligimi dhe pranimi i dobive qe kane ndaj fese se krishtere; ka ftuar shume mbreter te krishtere qe te bashkohen personalisht ose duke derguar perfaqesues te tyre me autorizime te plotefuqishme dhe zyrtare.
Ne, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, zot i Shqiperise, si te krishtere te mire, deshirojme te renditemi ne mesin e atyre besimtareve te krishtere, te permendur, duke u treguar besnike dhe sherbetore te denje; emrojme te lartepermendurin, Martin Muzaken, te i cili kemi besim te pakufishem dhe kofidence, per legalitetin e tij ndaj nesh, eksperiencen, ndershmerine, zotesine dhe pergaditjen e larte intelektuale; pikerisht te njejtin, Martin Muzaken, e veme, percaktojme dhe autorizojme qe sipas permbajtjes se ketij mandati te jete oratori (zedhenesi) dhe perfaqesuesi yne legjitim dhe legal; qe ne emer Tonin dhe per Ne te paraqitet prane te lartecekurit, shenjterise se Tij, papes tone dhe para shume te nderuarit Kolegj te Kardinaleve, ne Kongregacionin e permendur; dhe me mbreterit tjere apo me oratoret (zedhenesit) e tyre, aty, per te njejten problematike (teme) ose per ndihme fese sone te shenjte, e cila ne te shumten varet nga ata; per nder dhe emer te Zotit, te debatoje, te bisedoje, te jape mendim, te shqyrtoje dhe te nxierr perfundime, qe do te ishin ne favor te nje ndermarrje te tille ose te bente cdo gje qe eshte e mundur, duke pohuar, sajuar, bashkuar, mbledhur ose konkluduar, per nje veprim te tille; ne emer Tonin dhe per Ne, te marr obligime duke treguar ate qe eshte per tu lavderuar, lejuar dhe zbatuar; cka do te pranonin te gjithe te pranishmit, por edhe individualisht; dhe persa ka te bej me ne; ose sa do te kishte te bente me ne, si dhe per personalitetin Tone; me te mirat tona; token tone;
qytetet tona te fortifikuara; vendbanimet tona; keshtjellat tona dhe ne popullin tone; besniket tone te armatosur, ne njerzit tone, pjeserisht apo ne tersi; per te mbrojtur fene e krishtere dhe ne dem te armiqeve tone te permendur; siq do te verehet edhe nga mandati yne i hapur, te cilin e dergojme; dhe si mund te konkludohet, qe ligjerisht obligohemi,
qe me vulen tone, dhe me vulen e tij, me te cilen siguron per cdo premtim dhe obligim te bere; duke u pergjigjur me cfardo shume te hollash, si dhe me te gjitha te mirat tjera, te cfardo natyre qofshin ato, nga te gjithe personat, kolegjet apo bashkesite, duke mbeshtetur te permendurin, shenjterine e Tij, zotin tone, papen dhe Seline e Shenjte, shume te nderuarin Kolegj te Kardinaleve nga Kongregacioni i permendur, si dhe mbreterit, sundimtaret, dhe gjithe te tjeret, qe me forcen e nje marreveshje, per te cilen edhe ne jemi shume te interesuar, sic jemi deklaruar edhe me larte; dhe te gjitha keto i bejme personalisht;
pranojme paqen, veprojme dhe marrim nga te gjithe, pa dredhi, duke hequr cdo lloj dyshimi per mashtrim; ndersa juve, te lartepermendurit, te gjitheve dhe secilin, ju vejme dhe emrojme, duke dhene fjalen e sundimtarit (mbretit); duke shprehur devotshmerine, nderin dhe besnikerine tone; e konsiderojme si te perhersheme dhe premtojme: se te gjitha oblgimet tona do ti permbushim. Duke ju siguruar ju se, veprimet e permendura; obligimet; pa dredhi, te gjitha deri ne nje, per te cilat kemi dhene fjalen, permes oratorit (zedhenesit) ose ambasadorit tone Martin Muzakes, si te pohuara, shqyrtuara, paralajmeruara, debatuara dhe perfunduara, i pranojme dhe obligohemi per to.
Deshmine e te gjithe ketyre, e forcojme, duke urdheruar vulosjen me vulen tone te zakonshme, te varur. Leshuar ne Rodon, ne vendin e Shen Merise, ne prezencen e deshmitareve te ftuar dhe te lutur (nderuar); ne prezencen e shume te nderuarit ne
Krisht, atit dhe zotit Pal, me meshiren hynjore, kryeipeshkv i Durresit dhe i krahines se Ilirikut; dhe te nderuarit ate, Pjeter Dukes, abat prothosengulator (i betuar) ne Aleksandrin nga Moledina dhe shume te nderuarit vella Bardh, prior i Kuvendit te Shkodres nga Urdheri i predikuesve (domenikaneve) dhe nuncit apostolik ne Shqiperi, shume te nderuarit zotit Raione Celnicho.
Ne vitin e Krishtit, 1458, indikti i I-te, diten e 28 te tetorit. Noteri Grillis firmos boterisht mbreterine shqiptare
Une, Johannes Borcius de Grillis, prift i ipeshkvise se Durresit, notar publik me urdher dhe autorizim te mbretit, firmos te gjitha keto dhe secilen; isha prezent, per kete dhe i lutur; boterisht pohoj dhe firmos mandatin; por meqe isha i zene me pune, kam urdheruar qe te tjeret ta shkruajne; e une e kam firmosur me shenjen time te zakonshme, te notarit
publik dhe me emrin tim, se bashku me vulen varese te te lartepermendurit dhe shume te ndriturit zot Skenderbe, e kam forcuar besimin, me deshmine e gjithe kesaj dhe seciles, qe eshte permendur me
𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢 𝐢 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚𝐥𝐥𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë 𝐧ë 𝐡𝐚𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐥𝐟𝐚𝐛𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐛𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐮𝐡ë𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞” 🇦🇱 📚…
Sot është Dita Kombëtare e Alfabetit, ku do të prezantohet drafti i fjalorit të rinovuar…
RETROSPEKTIVË: Pamje të rralla nga Rugova, në vitin 1961 (Video) https://www.facebook.com/watch/?v=550225794417404&rdid=2l0cmv6oLgz5kHUY
Hudhra është një burim natyral i shumë ushqyesve të domosdoshëm për shëndetin e organizmit.…
I dënuar që në vitin 1945 e, deri sa vdiq, Hafiz Ali Korça u vu…
Veshkat janë të rëndësishme për nxjerrjen e toksinave dhe helmeve ushqimore jashtë organizmit. Procesi i…