<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Margaret Haslucku: Kanuni, ligji i pashkruem

“LIGJI I PASHKRUEM NË SHQIPNI”

“NË FAKT, VETËQEVERISJA E MALSORËVE SHQIPTARË SHKON LARG DREJT NJË DEMOKRACIE TË VËRTETË NË SENSIN ANGLO-AMERIKAN TË KËSAJ FJALE AQ TË SHPËRDORUEME. NË MËNYRËN E SAJ PRIMITIVE AJO ISHTE VËRTET QEVERISJE E POPULLIT, NGA POPULLI, PËR POPULLIN.”

“Kjo marrëdhanie e ngushtë në mes të individit dhe bashkësisë [e krijueme me Kanunin Shqiptar] qe gjithashtu frenim për diktaturën. Shtresa sunduese gjithmonë duhej me respektu pronën e individit në bazë të ligjeve të bashkësisë. Ata nuk mun banin kurrfarë ndryshimesh në ligjet egzistuese derisa të merrnin pajtimin e Kuvendit të katundeve apo të fiseve të tyne. Ata mun të impononin, por nuk mun mblidhnin gjoba (përveç në fiset të cilat kishin gjobambledhës); presioni shoqnor ishte i domosdoshëm për këtë. Në një dënim ma të zakonshëm, për dëbim, ata mun lunin rol jo ma shumë sesa pala e vartësve. Ata nuk mun miratonin dënime të randa si leçitje apo dënim me vdekje përderisa Kuvendi i atij katundi apo fisi nuk bante këtë, e, edhe nëse e bante këtë, ata nuk mun i banin ballë vullnetit të tij. Shkurt e trup, pleqnarët urdhonin por nuk e diktonin sentimentin popullor.

Ata nuk ishin as oligarki e privilegjueme. Ban që uleshin në vendin e nderit apo merrnin kryet apo synin e qengjit në darsëm, por nuk kishin rezidenca zyrtare, kuaj apo roja të nderit të sigurueme për ta në llogari të popullit.

Ata jetonin në shtëpi të cilat shpesh ishin ma modeste sesa ato të vartësve të tyne; ata hanin ushqim të njëjtë dhe dërrmoheshin tue punu në mënyrë të njëjtë nëpër fushat dhe ndër grigjat e tyne. Në fakt, vetëqeverisja e malsorëve shqiptarë shkon larg drejt një demokracie të vërtetë në sensin anglo-amerikan të kësaj fjale aq të shpërdorueme. Në mënyrën e saj primitive ajo ishte vërtet qeverisje e Popullit, nga Populli, për Popullin.

Ajo i kishte të metat e saja, natyrisht; ndonjëherë ndoj gjyqtar merrte ryshfet apo dikush binte dëshmitar të rrejshëm me gjithë parandalesat e krijueme ndaj këtyne keqpërdorimeve. Prap, sistemi legal si tanësi funkciononte mirë, ishte shpesh ma i shpejtë dhe gjithmonë ma i lirë sesa cilido sistem legal i njëjtë europian dhe linte pak krime të pazgjidhuna.

Margaret Haslucku, “Ligji i pashkruem në Shqipni”, 1954

Përktheu Agim Morina

postbck postbck

Recent Posts

Tiranë, 1972: Misteri i vdekjes së 27 foshnjave në maternitet… a kishte dorë Enver Hoxha?

  Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…

5 minutes ago

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë, dëshmia! Pushkatimi i 22 intelektualëve

  Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…

39 minutes ago

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

  Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…

59 minutes ago

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

    Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…

1 hour ago

Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

  Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…

2 hours ago

Qyteti që u përpi nga llava dhe u kthye në një muze të gjallë

    Një shpërthim vullkanik në vitin 2023 detyroi 3.700 banorë të largoheshin nga qyteti…

8 hours ago