<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Zbulohen sarkofagët e Mbretërisë së Re: 4,200 vjet më parë

EGJIPTI KU HISTORIA FLE…

Së fundmi, bëhet me dije për një zbulim të ri  dhe shumë të rëndësishëm arkeologjik në nekropolin Saqqara, në jug të Kajros.  Arkeologët kanë zbuluar 54 arkivole prej druri dhe shumë prej tyre, pretendohet të datojnë para tre mijë vjetësh, pasi mendohet t’i përkasin periudhës së Mbretërisë së Re.

Tempulli funeral i mbretëreshës Neit, u zbulua gjithashtu pranë piramidës së burrit të saj, mbreti Teti i dinastisë së 6-të të Egjiptit, që daton 4,200 vjet më parë – ka thënë për “Reuters”, arkeologu i njihur Zahi Hawass, i cili kryesoi misionin kërkues arkeologjik.

Sarkofagët përfshijnë të parët, që datojnë nga epoka e Mbretërisë së Re, që gjenden në Saqqara, një lokalitet i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ku gjendet Piramida e Hapit – shpjegojet në deklaratën e Ministrisë së Turizmit dhe Antikiteteve.

Të gdhendura në formën e trupit të njeriut dhe pikturuar me ngjyra të ndritshme, shumë prej tyre janë ende të paprekura.

U gjetën edhe mjete nga lojrat antike, statuja dhe maska.

“Të gjitha këto zbulime, do të rishkruajnë historinë e zonës së Saqqaras dhe Mbretërisë së Re” – ka thënë, Hawass.

Autoritetet i presin me padurim zbulimin e artefakteve të reja, zbuluar rishtas, ndërsa përpiqen të rizgjojnë interesin e vizitorëve, pasi industria e turizmit mori një goditje të rëndë gjatë pandemisë. Numri i turistëve në vend, ra në 3.5 milionë vitin e kaluar, nga 13.1 milionë më 2019. /konica.al

postbck postbck

Recent Posts

Nga tradita te shkenca/Përse lindja shtrirë mund të mos jetë zgjedhja më e mirë?!

  Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më…

1 hour ago

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues që duhet të jetë ALARM për të rriturit

OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…

20 hours ago

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

2 days ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

2 days ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

2 days ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

2 days ago