<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vendi ku legjendat thonë se Lekë Dukagjini i kaloi vitet e fundit të jetës (Foto/Video)

Befasi e verës dhe e katër stinëve për turizmin shqiptar, padyshim mbetet grykëderdhja e Lumit të Shalës me Blinin e Gurit të Lekës. Tashmë kanë filluar të zbresin dhe vizitorët e parë.

Blini i Gurit të Lekës, ndodhet në vendpjekjen e Lumit të Shalës me Liqenin e Komanit, në prehrin e Komlemit, karshi Mollës së Shoshit. Vendi ka plot histori që lidhen me princin rebel, Lekë Dukagjini
Thuhet se Lekë Dukagjini, vitet e fundit të jetës i kaloi në këtë vend, i mbrojtur nga humnerat shkëmbore që zbresin thikë deri ne Drin dhe nga pas shpine nga mbrojtja besnike e banorëve të Dukagjinit. Emrin “Komlem” thuhet se e mori kur rrethimi i ushtrisë turke zgjati aq shumë sa atje lart midis atyre shkëmbinjve lindën 72 djem.

Përballë Komlemit, nga ana tjetër e lumit ndodhet një shkëmb i cili mban emrin “Curri i Haxhi Begut” nga ku ushtria turke thonë që gjuante me top malësorët e ngujuar aty në Komlem, bashkë me princin.

Një natë, Leka ju thotë ushtarëve, që të hedhin vozgat me raki në shkëmb, duke iu vënë flakën. Vargu i flakës zgjatej deri poshtë në Drin dhe turqit e lëshuan rrethimin duke menduar se ishte barut dhe se këta paskan aq shumë barut sa edhe ta djegin në humnerë.

Vetëm kur arrin aty te Guri, e kupton se pse i thonë Guri i Lekës, sepse pasi je ngjitur mbi të dhe ke hedhur vështrimin rreth e rrotull, kupton se ai është një vend strategjik vrojtimi. Nga maja e këtij guri, mund të “krehësh” të gjithë zonën në një hark prej rreth 300 grade.

Pra, Leka, nga ky gur ka pikasur çdo lëvizje të armikut dhe kujtdo që ka tentuar ti afrohet.

Disa qindra metra afër Gurit, ndodhet Shpella e Le

Sipas legjendës, thuhet se Leka kishte lënë amanet që pas vdekjes trupi i tij të hidhej në këtë shpellë, në mënyre që të mos i gjendej nga pushtuesit turq, kjo duke patur parasysh se çfarë ata bënë me varrin dhe eshtrat e Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Nuk ka dokumente për vendin ku Lekë Dukagjini kaloj vitet e fundit të jetës, për kohën e vdekjes apo për vendvarrimin e tij. Duke u mbështetur në e gojëdhënat, Blini është vendi ku kaloi vitet e fundit të jetës së tij.kës, një shpellë me një hyrje jo shumë të madhe, por që pas rreth 20 metrave zmadhohet dhe që vazhdon pikjatë poshtë në drejtim të lumit.

blob:https://www.facebook.com/68f5e0ad-08d2-4081-b273-d1f4d45e7cbe

postbck postbck

Recent Posts

Largoni kilet e tepërta me dietën pesëditore me mollë

    Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…

15 hours ago

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

18 hours ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

19 hours ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

19 hours ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

20 hours ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

20 hours ago