<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shqiptarët dallohen nga hollësia e mendjes, qartësia e mendimit dhe forca e karakterit

Heroizmi i këtyre grave suljote që u vinin zjarrin arkave të fishekëve, hidheshin nga majat e shkëmbinjve, ose në shkulmin e lumenjve duke u mbajtur dorë më dorë dhe duke kënduar këngën e tyre të vdekjes, do të mbetet gjithmonë një nga çuditë e Historisë.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – … Gusht 2020

Në faqen n°354 të librit “La Corse et les Corses, Opinions et Documents” të Charles de Susini, botuar në Paris në vitin 1906, gjejmë një shënim, poshtë shkrimit me titull “Corses et Albanais” të Miculu Georgiade Obedenaru, të gjeografit francez Élisée Reclus për shqiptarët, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Elisée Reclus (në Europe méridionale, fq. 185-193, bëhet fjalë për librin e tij “Nouvelle Géographie Universelle, La Terre et Les Hommes, L’Europe méridionale, 1876.”), duke folur për tregtinë dhe industrinë e Shqipërisë, duket se pajtohet me z. Obédénare-n, për analogjinë që ekziston midis karaktereve korsikane dhe shqiptare :

“Nuk ekziston një popull modern, thotë Élisée Reclus, ku të dhënat ushtarake ofrojnë aq shumë shembuj mahnitës të trimërisë sesa ato të shqiptarëve. Në shekullin e XV-të, ata kishin Skënderbeun e tyre, Aleksandrin e Madh të tyre, i cili sigurisht nuk kishte për lavdinë e tij një teatër aq të gjerë sa maqedonasi, por që nuk ishte inferior ndaj tij përsa i përket gjenisë…

Dhe asnjë popull nuk e tejkaloi kurrë guximin këtyre malësorëve suljotë ku, në mijëra, nuk u gjet një plak, grua, fëmijë, t’u kërkonte mëshirë kasapëve të dërguar nga Ali Pasha ? Heroizmi i këtyre grave suljote që u vinin zjarrin arkave të fishekëve, hidheshin nga majat e shkëmbinjve, ose në shkulmin e lumenjve duke u mbajtur dorë më dorë dhe duke kënduar këngën e tyre të vdekjes, do të mbetet gjithmonë një nga çuditë e Historisë…


Por, në mesin e shumë fiseve shqiptare, kjo trimëri është ende e përzier me egërsinë e madhe. Jeta e njeriut ka fare pak vlerë (qëndron në fije të perit) midis këtyre popullatave luftarake; dhe gjaku sapo të derdhet kërkon gjak, viktimat marrin hak përmes viktimave të tjera… Gruaja konsiderohet si një qenie plotësisht inferiore, pa të drejta dhe pa dëshira.

Letra
Një numër i madh shqiptarësh të pasuruar kthehen për të kaluar ditët e fundit të tyre në atdhe, duke ndërtuar atje shtëpi të bukura, për të cilat çuditemi t’i hasim në mes të këtyre shkëmbinjve të ashpër të Epirit. Në disa zona të thella, shtëpitë e pasura zëvendësojnë kështjellat e vjetra feudale, disa lloje kullash të ndërtuara në mënyrë të thjeshtë, dhe pas anjë çelje në katet e poshtme vetëm disa frëngji nga ku xixëllonin të shtënat e pushkëve.

Kështu, shqiptarët po shkojnë vetë drejt një vale të përgjithshme përparimi, dhe kur ata do të kenë hyrë në marrëdhënie të ngushta me popujt e tjerë, me të drejtë mund të shpresojmë se do të luajnë një rol të rëndësishëm, sepse ata përgjithësisht dallohen nga hollësia e mendjes, qartësia e mendimit dhe forca e karakterit.

Malësorët e Shqipërisë, në krahasim me boshnjakët dhe malazezët, kanë avantazhin të kenë një zonë (vijë) bregdetare; por ata nuk përfitojnë aspak nga ajo, jo vetëm për shkak të plaçkitjeve, përçarjeve të tyre të brendshme dhe mungesës së industrisë së tyre, por edhe për shkak të pengesave që u paraqesin malet e tyre (relievit), mungesa e urave dhe rrugëve…”

postbck postbck

Recent Posts

Pse gomat janë në rrezik gjatë verës?

  Temperaturat e larta gjatë verës nuk janë të rrezikshme vetëm për njerëzit, por edhe…

13 hours ago

Si ndikon klori i pishinave në trupin tuaj

  Klori është një dezinfektues kimik i shtuar në pishina për të vrarë mikrobet. Në…

13 hours ago

Dhimbjet e shpeshta në këmbë mund të jenë shenjë e kësaj sëmundjeje, reagoni në kohë

  Ngërçet në këmbë janë një dukuri e zakonshme dhe më shpesh ndodhin pas sforcimeve…

14 hours ago

Goditja nga nxehtësia: Simptoma kërcënuese për jetën që nuk duhet t’i injoroni

  Goditja nga nxehtësia është një gjendje serioze dhe potencialisht kërcënuese për jetën, e cila…

14 hours ago

Shkenca ka përcaktuar se çfarë i tërheq në të vërtetë mushkonjat – grupi i gjakut nuk ka rëndësi

    A keni pasur ndonjëherë ndjesinë se mushkonjat po ju pickojnë ndërsa i injoroni…

14 hours ago

Himni që nuk këndohet: Pse i Kosovës, i Bosnjës dhe i Spanjës nuk ka tekst?

  Kur këndohet himni i Bosnje e Hercegovinës, lojtarët shpesh qëndrojnë në heshtje, jo në…

15 hours ago