<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shqiptari më i vuajtur në botë që bëri dyfishin e burgut të Mandelës

Hyri në burg në moshën 24-vjeçare. Vdiq aty në moshën 67-vjeçare. Fotoja e parë është bërë pak kohë pas hyrjes në burg, ndërsa e dyta pak vite para vdekjes. U dënua tri herë për arsye politike…

Në asnjë vend të Lindjes komuniste nuk mund të gjesh shembuj të tillë. -shkruante para pak kohësh në rrjetin e tij social ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Katriot Dervishi. Dangëllitë, vijnë më origjinë nga Përmeti, por 300 vjet më parë ata u shpërngulën dhe shkuan në fshatin Menkulas të Devollit. Një derë e madhe që do të bëhej pre e komunizmt për gjatë gjithë viteve të diktaturës. Që në fillimet e regjimit komunist e pikërisht më 1944, do të prangosej Sami Dangëllia. Ai lindi më 1920-ën, fëmijërinë e kaloi në fshat, më vonë shkoi ushtar dhe që andej bashkohet me Ballin Kombëtar. Kur komunistët kthehen fitues, menjëherë fillojnë të ndjekin familjet Dangëllia. Pre e kësaj gjuetie u bë edhe Samiu.

Kështu më 8 Tetor 1944, arrestohet dhe burgoset në burgun e Korçës dhe vetëm pas një viti e shpallin “armik të popullit”. Sami Dangëllia u vendos në burgun e Burrelit. Më pas fillon interrnimi, por shumë shpejt do të ridënohej dhe në vitin 1960, ridënohet me 25 vjetë burg dhe dërgohet përsëri në Burrel, ku do të mirrte dhe nofkën “Gjyshi”. Më pas kalvarin e vuajtjeve do ta kalojë në Spaç, ku Dangëllia punonte shumë për të nxjerrjen e bukën së gojës shtesë, mbasi nuk kishtë asnjë ndihmë nga të afërmit. Punoi i skllavëruar, por i pamposhtur nga torturat… Me 21 Maj 1973, ai ishte një nga organizatorët e Revoltës së Spaçit. Ky njeri ka vuajtur nga diktatura, mbase më shume se askush tjetër në botë. Janë plotë 108 milionë viktima nga regjimi komunist në të gjithë botën, por askush nga të burgosurit nuk ka bërë aq burg sa ai. Edhe Mandela, që është simbol i qëndresës, ka bërë vetëm 28 vite burg, dhe me aq vite burg në Shqipëri janë me dhjetëra, por simboli i Mandelës vlen për t’u vlerësuar, po aq edhe simboli i Dangëllisë. Ai u burgos në kulmin e rinisë dhe u dergj burgjeve për dekada me radhë derisa dha shpirt po në burg. Jeta e tij, mbase konsiderohet si një nga më të vështirat në botë. Të burgosesh në moshën 24 vjeçare dhe mos të dalësh më gjallë nga birucat e komunizmit.

postbck postbck

Recent Posts

Largoni kilet e tepërta me dietën pesëditore me mollë

    Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…

17 hours ago

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

20 hours ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

21 hours ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

21 hours ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

22 hours ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

22 hours ago