A e dini pse kablloja e laptopit ose e ndonjë pajisje tjetër e ka këtë pjesë në formë cilindrike në fund?
Duket se pothuajse të gjitha kabllot e kanë këtë pjesë në fund, por për çfarë shërben ajo?
Nëse e hapni atë, ju brenda do të gjeni një cilindër magnetik.
Është ky cilindër magnetik i cili e luan krejt rolin kryesor të kabllos.
Në thelb, kur rryma kalon nëpër çdo kabllo, ajo gjeneron ndërhyrje elektromagnetike (EMI).
Edhe pajisjet tona elektronike gjithashtu prodhojnë EMI gjatë këtij procesi, transmeton InfoKosova.
Për shembull, nëse e lidhni një kamerë me monitor, kamera do të shkaktonte interferencë dhe do të bënte që monitori të prishej.
Për më tepër, EMI do të mund ta prishte tërë kompjuterin tuaj.
Ju sigurisht se nuk dëshironi që kjo të ndodh, apo jo?
E pra, ky cilindër magnetik sigurohet që sinjalet të dërgohen në drejtimet e duhura dhe asnjë EMI nuk transmetohet në mes të periferikëve.
Kjo është arsyeja pse ky cilindër ndodhet në fund të kabllove.
Pra, ky është misteri mbrapa tyre! Këta cilindra sigurohen që kompjuterët tonë mos të prishen.
Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…
Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…
Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…
Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…
Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…
Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…