Ka edhe një fakt që nuk duhet anashkaluar.
Ne shpenzojmë shumë kohë dhe shumë para për flokët, në çdo sezon. Nëse duam të kemi kaçurrela të bukur, gjatësi të mahnitshme, shumë volum apo shkëlqim, mbi të gjitha, duam flokë të fortë dhe të shëndetshëm.
Por, nëse ka një sekret për t’i pasur gjithmonë kështu, a fshihet te prerja e shpeshtë?
Një pyetje e bërë shumë shpesh: a ndikon prerja e majave në rritjen më të shpejtë të flokëve?
Paradi Mirmirani (MD), asistent profesor në departamentin e dermatologjisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco, shpjegon se prerja e majave të flokëve nuk ndikon në forcimin e rrënjës së flokut dhe as në stimulimin e rritjes.
Pra, prerja e majave nuk përcakton se sa shpejt rriten flokët, shkruan Class.
Por, ka edhe një fakt që nuk duhet anashkaluar. Prerja e majave të flokëve, që njihet ndryshe edhe si prerja e flokëve të vdekur, i bën flokët më të shëndetshëm, përveç që u jep atyre pamje më të bukur.
Ndaj, specialistët këshillojnë që çdo tetë deri në dymbëdhjetë javë, kalo nga parukeria për të prerë flokët e dëmtuar.
Është veçse një truk që shërben për t’i pasur flokët më të bukur.
Atletet e bardha janë një klasik mode që shkon me pothuajse të gjitha…
Një studim i ri shkencor mund të shpjegojë një nga misteret më të mëdha…
Ka bimë për të cilat në fillim do të mendonim që janë pemë ose…
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve të…
Një studim i fundit zbuloi se fëmijët e moshës 2–7 vjeç me autizëm që…
Nëse doni të përmirësoni tretjen dhe të shmangni kapsllëkun, një nga gjërat më të…