Isa Boletini, mik apo armik i Krajl Nikollës?!

Udheheqesi i grupit me te madh te kryengriteseve te Kosoves ne vitin 1910.  Isa Boletini, me te bijte dhe me 13 te aferm dhe bashkpunetore te tij te cilet sherbyen edhe si truperoje e tij personale, kaloi kufirin malazezo-turk nga mesi i qershorit te vitit 1910, ne sektorin kufitar Andrejevica, ne vendin e quajtur Velike. Per kalimin e emigrantit te njohur nga Vilajeti i Kosoves. Qeveria Mbereterore Malazeze e njoftoi qeverisesin Valiun e Shkodres me 19 qershor te vitit 1910, nepermjet konsullit te vet ne Shkoder.
Valiu kerkoi nga qeveria malazeze qe ai te largohet nga kufiri. Konsulli malazez premtoi nje gje te tille, duke thene se Mali i Zi eshte nje vend shume i vogel dhe se Boletini askurre nuk do te jete larg kufirit me Perandorin e Konstandinopojes. Nje kerkese e tille, sipas te gjitha gjasave, pasoi ne menyre qe Boletini te mos shkaktoje ndonjefare incidenti ne kufi. Eshte interesant fakti se pala turke nuk kerkoi ekstradimin e tij, duke ditur paraprakisht se nje kerkese e ketille nuk do te perfillej.

Ministria e Puneve te Jashtme e Malit te Zi urdheroi organet e puneve te brendeshme qe Boletini me shoket e tij nga Andrejevica, ku ishte srehuar perkohesisht, te transferohej ne Nikshiq dhe te vihej nen mbikqyrjen e drejtorise rajonale te atjeshme. Sikurse dihet, si njeri nga prijesit shqiptare me autorotative nga Vilajeti i Kosoves, Isa ishte ne qender te vemendjes se opinionit publik evropian per shkak te kryengeritjes qe tronditi pushtetin turk, edhe pse ndodhi thyerja e saj, si edhe per shkak te prestigjit qe gezonte nder shqiptaret. Ne baze te fakteve te lartpermendura supozohet se  me 23 qershor 1910. Isen e vizitoi ambasadori i Britanise se Madhe ne Cetine, Bovon, posa erdhi ne Nikshiq, ai mendoj se Isa ndollej ne burge, prandaj deshi te dinte per te dhe pyeti njerin nga punonjesit e hotelit. Ai iu pergjigj “Ja ku eshte duke ndenjur ne kafe”. . ? Sipas burimeve egzistuese, ambasadori e pyeti Isen pse ndolli kryengritja e Kosoves? A ka qene ne Cetine dhe kur do te shkoje atje ? Kush i perballon shpenzimet e qendrimit dhe sa djem e bashkluftetar kishte sjelle me vete ? Ai pastaj i shikoi armet e tyre. . .
Pastaj ne Mal te Zi se shpejti erdhen edhe nje numer i krereve kosovare si, Sulejman Batusha, me prijesit e Batushes, Halil Ibrahimi, Sadik Rama, Murtez Aga, Muharem Beu, Zeqir Halili, Mulla Hasan Radivojica  e te tjere. Me vone arriti edhe Bajram Curri, i cili u ndal per nje kohe ne Mal te Zi. Nga burimet arkivore eshte konstatuar se ne Mal te Zi aso kohe qenderonin rreth 50 prijes shqiptar te fiseve te ndryshme nga Kosova dhe nga Dukagjini, duke llogaritur edhe Hasan J. Ferrin me kreret e Plaves e te Gucise.

Ne ate kohe Isa Boletini u beri thirrje edhe malazezeve dhe serbeve nga nahija e Beranit qe t’i bashkengjiten ne lufte kuner turqeve, mirpo ata nuk u pergjigjen, perkatesishte nuk iu bashkengjiten. Supozohet se pjesmarrja e tyre ne luften kunder ushtrise osmane nuk perputhej me interresat politike dhe me planet e Qeverise dhe te Oborrit te Cetines, te cilet ishin te interesuar vetem per kryengeritje vendore ne rajonin e Shqiperise Veriore. Kete e deshmon me se miri qenderimi vijues i Krajl Nikolles, kure iu dorezua deklarata e meposhteme perfaqesuesit te Qeverise Serbe te akredituar ne Cetine “ Formimi i nje autonomie Shqiptare do te ishte demi me i madh per serbet dhe aspiratat e tyre”
Sintagma mbretit te Cetines, sic e kishte zakon te perseriste shpesh here para diplomateve te huaj dhe vizitoreve zyrtare te Cetines, ishte “Mai i Zi pa Shkodren nuk munde te egzistoje’’. Sipas disa punimeve historike. Isa ka qene ne kontakt edhe me qeverine serbe. Sic kemi theksuar, nje pjese e krereve dhe emigracionit kosovar, pervec Malit te Zi gjeten strehim edhe ne Serbi. Ne Leskovce u vendose bashkluftetari i Ises. Hasan Hysen Budakova me gjashte shoket e tij, ne ngarkim te fondit te posacem te Ministrise se Puneve te Jashtme te Qeverise Serbe. Per njefar kohe gjate vitit 1909, ne Serbi u strehuan edhe Isa Boletini, Shaqir Beu, Ram Hysnia, e te tjere, per dallim nga Idriz Seferi, i cili asnjeher nuk kerkoi strehim politik ne Serbi. as ne Bullgari, ku ishte ne lidhje me kacaket e atjeshem.
Ne punimin e Gj. Mikiqit theksohet se gjoja sdhe Idriz Seferi ka qenderuar ne Serbi bashke me Hasan Budakoven. Nje qenderim te kundert paraqet prof. Shukri Rrahimi, lidhur mr faktin se ai nuk kerkoi kurre strehim politik ne Serbi. Idriz Seferi, sipas shkrimit te gazetes “Peterburskije vedemosti’’ Nr. 9 date 13 janar 1911 ndollej ne Presheve. Duhet theksuar se Serbia ishte i vetmi shtet sllav i Ballkanit qe ishte kadegorikishte kunder Kryengeritjes Shqiptare te Kosoves ne viti 1910. Ajo kerkoi qe Kryengritja te shuhej sa me pare me masa energjitike. Oborri dhe qeveria e Cetines bashkepunuan vazhdimishte me Boletinin duke shpresuar se me ndihmen e tij do te ndezin zjarrin e kryengeritjes ne Kosove dhe ne Dukagjin, gjegjesishte ne tere Shqiperin  Veriore. Sipas disa burimeve, te cilat nuk japin ndonje pergjigje te sigurte per nje konkluzion te prere se ne c’fare rrethanash, me c’fare detyre dhe per c’fare arsyesh Boletini u kthye ne Kosove ne funde te marsit te vitit 1911 me 230 deri ne 250 kryengrites te tij te armatosur nga Mali i Zi. Ka tregues se ai u muar vesh personalisht me Krajl Nikollen qe te organizoje perseri kryengritjen ne Kosove dhe te perkerahe Kryengeritjen e Malesise se Madhe.
Mirpo pasi u kthye ne Kosove (per nje kohe qenderoi ne rajonin e Rugoves dhe te Plaves dhe Gucise)
ai u habit, gjoja per shkak te dimerit te ashper apo te instalimit atje te trupave te medha turke pase thyerjes se Kryengeritjes se vitit 1910. Profesor Hyrbak ne punimin e cituar thekson se eshte e pa dyshimte se Isa Boletini u be figura me e njohur e Levizjes Nacionalclirimtare te Shqiptareve ne fazen e fundit te luftes per clirim perfundimtar. Vertet ai thekson se ne arenen diplomatike nderkombetare nuk gezonte prestigjin e Ismail Qemalit, Hasan Prishtines, Nexhip Drages e te tjereve. Por, sipas mendimit, tone ne fushen e betejes ka qene i pashoq si strateg dhe prijes i luftetareve te vet, krahas Bajram Currit dhe Idriz Seferit. Sodoqofte, ndoshta pse zbuloi qellimet e Krajl Nikolles apo per faktin se Mali i Zi ishte teper i varfer dhe pa mundesi qe Levizjes Kryengeritese te Kosoves dhe te Dukagjinit t’u ofroje ndonje ndihme te rendesishme. Ai ‘’u ftoh’’, ndonese asnjeher nuk e nderpreu lidhjen me Malin e Zi, ku per fat te keq ne vitin 1916 do te linte edhe koken. I deleguari i  Oborrit mbreterore serb ne Cetine mesoi nga burimet sekrete se gjenerali Janko Vukotiq ka vajtur ne Kolashin, e pastaj ne Andrejevice per tu takuar me Isa Boletinin, Sulejman Batushen e krere te tjere te atjeshem. Vukotiqi konsiderohej specialist per keto lloj punesh te nxise kryengritje ne teritorin turk. Ne maj te vitit 1911 (gjate luftes se armatosur ndermjet kryengeriteseve dhe ushtrise turke) komandanti R. Veshoviq, nder te tjera, e njofton gjeneralin e vet eprore Vukotiqin edhe per sa vijone. ‘’Nje njeri im i besuar(dedektiv) u kthye nga takimi me Isa Boletinin, i cili kishte nje leter nga Gavro Cemoviqi si dhe nga Vukoja, e pershendeti Vojvode Gavron me siguri Vukoviqin dhe nje leter timen. thekson Veshoviqi. Ai vazhdon se Isa nuk shkroi azgje, por me kete raste porositi se do te mbaje fjalen e dhene. Veshoviqi thekson me tej se nga i’’deleguari’’i tij njeriu per kontakte, ishte informuar se Isa kishte thene se ai do te dergoje njeriun e vete per kontakte ne Cetine per te pyetur se a do t’i jepet cdo gje qe i nevojitej, a do t’i jepet ne fillim ndihma ne ushtare dhe a do te kete me vone mjaft njerez te vet. Ai pyeti se a do t’i lejohet kalimi ne Malin e Zi ne raste nevoje, domethene nese e detyrojne turqit etj.

Muteserifi-drejtues i Qarkut te Pejes e informoi Isen permes te birit te motres se tij, ‘’se eshte amnistuar’’
Isa iu pergjigj ‘’Nuk u besoj premtimeve te askujt, derisa te mose e shohe beratin(dekretin)nga Sulltani. Kur i  besuari ime e paralajmeroi qe te ruhet, sepse munde ta vrasin serbet, ai buzqeshi dhe tha. ‘’Nuk do te me vrase mua Serbia, por ata me ofrojne cdo gje qe nevojitet, por une nuk dua, nese do Krajl Nikolla, sepse atij ia kam dhene besen’’. Kjo thenie e Isa Boletinit nese eshte e sakte, e nuk ka arsye te mose e besojme
plotesishte, na cone ne perfundimin se Isa Boletini kishte planifikuar kryengeritje te re ne Kosove dhe ne Dukagjin. Mirpo, per shkaqet e lartpermendura dhe per ‘’motive te tjera te fshehta’’ te mundeshme, megjithate mbeti pasiv. Pra nuk organizoi Kryengeritje te re ne Kosove e as qe iu bashkengjit Kryengeritjes se Malesise se Madhe, por vetem thoshte se eshte e veshtire te arrihet dicka kunder Turqise pa nje kryengeritje gjithshqiptare. Nderkaq,  gjenerali Mitar Martinoviq, nderr, te tjera, me 16 janar 1911, para se Isa Boletini te kthehej ne Kosove, gjegjesishte para fillimit te kryengeritjes se Malesise, i deklaroi konsullit Serbe ne Cetine se situata ne Ballkan eshte shume serioze, kurse gjendja ne
Turqi teper e pa sigurt. Ai sodomos theksonte pakenaqesin e shqiptareve ndaj regjimit xhonturk dhe shtonte se kjo munde te shkaktoje serish kryengeritjen. Sic theksuam me pare, gjeneralet Vukotiq dhe Martinoviq ishin te angazhuar nga Krajl Nikolla per ta zbatuar politiken e tij ndaj Shqiperise Veriore dhe per kete arsye ishin plotesisht te informuar per ngjarjet qe pasuan. Pervec kesaj, theksohet se Isa Boletini deklaroi se shqiptaret duhet te luftojne kunder regjimit xhonturk dhe politikes se tyre, madje edhe ne raste se turqit do t’ua njhnin te gjitha lehtesirat e mepershme, sepse ua kane rrenuar shtepite e fshaterat dhe ua kane shkaterruar pasurine, thekson Gj. Mikiq ne punimin e tij te cituar me siper.
Veshoviqi rrefen se kishte degjuar se suvarite(policia turke, kaloresit)e kishin informuar Sulejman Batushen se gjoja edhe ai ishte amnistuar dhe i behet thirrje qe t’i dorezoje armet dhe se Sulltani do t;i jape arme edhe me te mira. ! Ai u pergjigj. ‘’Armet nuk i dorezoj se i kam blere vete. Kure mbreti tua jape
armet tere Shqiperise une do t’i hell ne uje armet e mia! Mbretin e dua, por nuk dua te vdese. . . ‘’
Nga nje dokument i mevonshem shihet se R. Veshoviqi kerkoi nga ministri i Puneve te Jashtme qe te paguaje shperblimin prej 20 perperesh per ‘’njeriun special’’qe kontaktoi me Isa Boletinin. Isa Boletini mohon se gjoja kishte derguar ndonje leter permes njefare Hajdarpashiqit, i cili ate leter e kishte dorezuar sikur te ishte Isa. Ai thekson se nuk kishte derguar kurrfare letre dhe nese vendos ta dergoje ate leter do ta dergoje me myhyrin (vulen) e vet. . . .
Sipas deshmise ne kujtimet e Nikoll Ivanajt, ka qene arritur marreveshja qe ne te njejten kohe, ne prill te vitit 1911, te fillojne kryengeritjet ne Malesine e Shkodres dhe ne Kosove. Mirpo, sic pohon me tej Ivanaj. Isa Boletini me shoket e tij i zbuloi qellimet e Krajl Nikolles, qe per interresa te veta t’i ndaje ngjarjet ne Vilajetin e Shkodres nga ato ne Vilajetin e Kosoves. Per cka eshte bere fjale me siper. Isa Boletini dhe Sulejman Batusha gjoja kishin kontakte me diplomatin turk ne Cetine, i cili atij dhe Sulejman Batushes, si dhe disa shqiptareve te shquar u dha fjalen e nderit se mund te ktheheshin ne shtepi dhe se nuk do te internohen ne Azi te Vogel, ku ishte marre vendimi te internohen  5 prijes shqiptare nga Kosova. Duke e njohur mire politiken Osmane ndaj Shqiptareve. Boletini nuk i pranoi kushtet turke. Per kete arsye. Boletini me shoket e tij, megjithate u armatosen nga Mali i Zi me nga nje pushke dhe sipas ‘’Cetinjski Vjesnik’’ te dates 9 prill 1911, u largua nga Mali i Zi,  ne fillim te Kryengeritjes se Malesise, ne funde te marsit apo fillim te prillit. ‘’Gjithe kesaj i kontribuoi edhe qenderimi i disa krereve malesore’’. Akademiku serb Zhivko Pavlloviq ne vepren e cituar shkruan per ‘’Luften Ballkanike’’ Kur ne pranveren e vitit 1911 shpertheu Kryengeritja e Malesise, qeveria malazeze keta krere eshte fjala per parine kosovare me Isa Boletinin ne krye, i ktheu ne viset e tyre dhe i dergoi qe atje te luftojne kunder pushtetit turk.  Sipas te dhenave tona nga dokumentet e shumta qe kemi shikuar, e nje numer te madhe edhe i shfrytezuam, shihet se malesoret u larguan me se shumti nga politika e Krajl Nikolles per fakti se ai shpeshhere ne biseda me kreret e Malesise theksonte deshiren qe Shqiperin Veriore, domethene Malesin e Shkodres, t’ia bashkoje Malit te Zi. ne forme te nje fare pretektorati, gjegjesisht te nje unioni personal nen sovranitetin e tij. Gjithashtu me deklarata lavderuese
‘’se po te donte (ai)mund ta ndalonte Kryengritjen brenda 24 oreve. Mali i Zi donte lufte per te zgjeruar trojet e tij. Mirpo me gjithe pengesat e mundeshme. Mali i Zi e kuptoi shume me drejte rendesin e ceshtjes shqiptare dhe ndryshe nga Beogradi i atehershem, i cili shqiptareve ua mohonte te drejten qe te ken shtetin e vete autonom, popullit shqiptar ia njohu te drejten e vetvendosjes, krijimin e Shqiperise autonome dhe te pavarur, pavaresisht nga deklaratat e vecanta te sovranit te Cetines. Qenderimi i ketij autori eshte i pa mbeshtetur ne fakte historike  se Mali i Zi ua pohonte vetem Malesoreve te drejten e autonomise, por jo edhe shqiptareve ne pergjithesi. Pushtetaret dhe intelektualet malazeze nuk shkruan kurrfare librash ne nje ton dhe stil te ngjashem nga pozitat antishqiptare, per dallim nga ata serb te cilet mohuan identitetin e popullit shqiptar ne teresi dhe c do gje qe perben kulturen dhe historin e tyre, sidomos ne periullen e viteve 1911-1913. Mirpo ka edhe pohime te kunderta se Isa Boletini e kishte njoftuar paraprakishte Qeverin e Cetines se malesoret u nguten me fillimin e kryengfitjes para se te pergatitej.  Kryengritja e Kosoves. Kete Isa Boletini ia kishte deklaruar gjoja korrespondentit te ‘’Noveo
Vremja’’sic shkruan ‘’Liria e Shqiperise’’me 10 qershor te 1911. Kemi thene me pare se Boletini nuk ka qene i kenaqur me qenderimin e nje numeri te krereve te Malesise, gje qe nuk perjashtohet qe edhe kjo te kete ndikuar ne qenderimin e tij pasiv, krahas shkaqeve te tjera te lartpermendura gjate lufterave kryengeritese te vitit 1911. Tafil Boletini ne kujtimet e tij pohon se Isa Boletini ne nje takim me Krajl Nikollen e njoftoi ate se shqiptaret ende nuk jane te gatshem per kryengeritje kunder turqeve. Kosova ka qene e rraskapitur pase thyerjes se Kryengritjes se vitit 1910. Ai gjithashtu konsideronte se  malesoret nuk do te mund t’i kundervihen vetem fuqise se madhe turke. Sipas deshmise se Tafil Boletinit, nipit (te birit te vellait)te Ises. Isa nuk u pajtua me Krajl Nikollen qe kryengeritesit te ndihmohen nga ushtria malazeze (domethene nga vullnetaret). Ne biseden e fundit me Krajl Nikollen, Isa ia tha ne sy. ‘’Ne nuk luftojme qe te clirohemi nga nje okupator, per ta zevendesuar me tjetrin’’thekson E. Durham.
Nderkaq, sic eshte thene me siper, nga nje burim tjeter kostatuam se Isa Boletini dhe prijesit e tjer te malesoreve ne fillim te vitit 1911 perpiqeshin per ta ‘’bindur’’Krajl Nikollen qe te ndermarrin nje aksion te perbashket shqiptaro-malazez kunder forcave turke. Krajl Nikolla gjoja u kishte premtuar se do t’u jape gradat me te larta qe jepen ne Mal te zi nese ata provokojne nje kryengritje ne zonat kufitare, ne menyre qe te pushtoje nje pjese te shqiperise veriore. Meqenese eshte fjala per burimet austro-hungareze, duhet patur kujdes nga te gjitha raportet e ketij lloji’’Cetinjski Vjesnik’’ Nr. 56, dt 10. 07. 1911.
sipas kalendarit te vjeter shkruan ‘’Ne fillim, besoj se shqiptareve  katolik do t’i bashkengjiten edhe te gjithe shqiptaret e besimit mysliman, nga Vilajeti i Kosoves …. . Por dihej edhe shihej qarte se shqiptaret nga Vilajeti i Kosoves nuk do te merrnin pjese ne Kryengritje, qe per ne nuk ishte kurrfare fshehtesie(?), kur Boletini dhe Batusha bashke me te tjeret u larguan nga Mali i Zi’’. Mund te supozojme se ka egzistuar marreveshja ndrmjet Cetines dhe Isa Boletinit qe edhe shqiptaret e Kosoves ne viti 1911 t’i rroknin armet kunder tiranise xhonturke. Nderkaq, nga burimet e cituara, sipas mendimit tone, egzistojne fakte te padiskutueshme se ne mes tyre kishte mos pajtime.
Marr nga Libri Kryengritja e Malesise e vitit 1911 shkruar nga. GJERGJ NIKPRELAJ

postbck postbck

Recent Posts

Publikohet letra e rrallë, e nënshkruar nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu

  Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019,…

3 hours ago

Zbulohet mbishkrimi i lashtë për emrin e Shkodrës

  Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…

4 hours ago

Rrugëtimi i Letërsisë Shqiptare: Tradita dhe Perspektivat Moderne

Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…

6 hours ago

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

21 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

22 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

23 hours ago