<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shtetet ku mund të udhëtohet pa viza me pasaportë shqiptare

Shqipëria ka shënuar një përmirësim në drejtim të lëvizjes së lirë të qytetarëve pa viza. Këtë e konfirmon edhe raporti i fundit i “Hanley&Partner” i cili e rendit Shqipërinë në vend të 48, i takon pasaportave më të fuqishme në botë.

Kështu, qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm drejt 116 vendeve të huaja, pa pasur nevojë të ndjekin procedurat e marrjes së vizave. Ndërkohë, në indeksin e publikuar në muajin janar (i cili rishikohet çdo tre muaj), Shqipëria listohej e 50-ta, me lëvizjen e qytetarëve pa viza drejt 115 vendeve.

“Shqipëria, për shembull, ka lëvizur deri në 28 vende në indeks gjatë dhjetë viteve të fundit, ku qytetarët mund të lëvizin në 116 destinacione pa vizë paraprake”, thuhet në njoftimin zyrtar të “Hanley”.

Shtetet ku mund të udhëtohet pa vizë afatshkurtër janë: Bosnja, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjeorgjia, Gjermania, Holanda, Hong-Kongu, Hungaria, Islanda, Italia, Izraeli, Koreja Jugore, Kroacia, Letonia, Lihtenshtejni, Lituania, Luksemburgu, Makao, Malajzia, Mali i Zi, Malta, Maqedonia, Monako, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Qipro, Çekia, Rumania, San Marino, Serbia, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia dhe Zvicra.

Ndërkohë, në kontinentin europian pasaporta gjermane mbetet dokumenti më i fuqishëm i udhëtimit, ku shtetasit gjermanë mund të lëvizin pa viza drejt 188 vendeve.

Ndërsa, Japonia, Koreja e Jugut dhe Singapori vijojnë të kryesojnë listën si vendet me pasaportat më të fuqishme në botë, duke ndarë mes tyre vendin e parë. Mbajtësit e pasaportës së secilit nga këto tre vende mund të vizitojnë 189 shtete pa pasur nevojë për vizë.

Nga ana tjetër, vendi europian me pasaportën më ‘të dobët’ është Kosova, e cila renditen në vend të 95, ku qytetarët mund të lëvizin lirshëm vetëm drejt 43 vendeve, duke përfshirë katër vendet fqinje, Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë.

postbck postbck

Recent Posts

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

9 hours ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

12 hours ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

12 hours ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

13 hours ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 days ago