Nga Aurenc Bebja, Francë
“Le Petit Parisien” ka botuar, të shtunën e 16 gushtit 1913, në faqen n°3, një shkrim mbi reagimin e fiseve të Malësisë kundër kufirit me Malin e Zi të vendosur në Konferencën e ambasadorëve në Londër. Aurenc Bebja ka sjellë për publikun shqiptar, rrëfimin e plotë të gazetës franceze :
“Një kërcënim shqiptar
Korrespondenca shqiptare shkruan se në Shkodër krerët e fiseve Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati dhe Shkreli kanë shkuar në grup pranë admiralit anglez Burney dhe i kanë thënë fjalët e mëposhtme :
“Fiset e Malësisë nuk e njohin kufirin e vendosur nga konferenca e ambasadorëve dhe nëse fuqitë e mëdha refuzojnë të dëgjojnë ankesat e paraqitura nga shqiptarët në memorandumin e tyre mbi kufirin e ri, lufta midis Malësorëve dhe Malit të Zi bëhet e pashmangshme.”
Deklarata të njëj
ta janë bërë në drejtim të konsujve të Austro-Hungarisë dhe Italisë.
Admirali anglez (Cecil Burney) dhe konsujt u përgjigjën se do t’i transmetonin këto deklarata qeverive të tyre.” /Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania
A ndikon vërtet një çokollatë “pa sheqer” në glikemi? Etiketa në paketim nuk…
Ne i dimë ushqimet që na bëjnë të ndihemi më mirë kur jemi…
Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…
https://www.youtube.com/watch?v=ryWQQ_yEL3M
Kungulli nuk është vetëm një nga perimet më tipike të vjeshtës. Me pak kalori, fibra…
Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…