<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Poezia prekëse e një ushtari ilir:..ti, o hy i popullit tonë

Ilirët, këta nopranë të mëdhenj që rivalizuan me grekët e romakët, kanë mbetur të pagojë për shkak të mosshkrimit të ilirishtes.

Të gjitha burimet mbi ilirët vijnë ose nga provenienca greke ose ajo romake, që flisnin vrenjtur, me paragjykime dhe shpeshherë edhe me urrejtje të dukshme, shkruan Konica.al.

Megjithatë, kërkimet arkeologjike kanë pasuruar njohuritë tona për të parë më thellë botëvështrimin e një iliri të thjeshtë.

Në vitin e largët 168, një ilir i quajtur M. Luccenius Torquatus Bassianus me origjinë nga qyteti Rizon i Dalmacisë i bëri një kushtim plot devocion hyut të vendlindjes, Medaurit.

Ky kushtim, sipas mendimit të arkeologëve, duhet të jetë bërë në kohën e perandorit romak Mark Aureli.

Ai është gjetur në një tempull të Asklepit në Lambaesis, asokohe kryeqytet i provincës romake të Afrikës.

Ky dedikim, i bërë nga një ushtar ilir gjatë kohës së shërbimit ushtarak, flet sesi ilirët edhe në një çip të përhumbur të Numibisë shkretinore ruanin me fanatizëm fenë e të parëve, besimin në ndihmën e tyre dhe frymëzimin për t’i përballuar drobitjet që sillte jeta në legjion.

Që të krijohet një përfytyrim më i saktë për heroin tonë, Lambaesis, kryeqendër e Numibisë së dikurshme, gjendet aty ku sot është Algjeria verilindore.

Ky kushtim i ushtarit ilir Bassianus me një gjuhë të përshpirtshme, vende-vende edhe poetike, shfaq krenarinë për vendlindjen, popullin ilir dhe hyun e luftës që mbante shpresën për jetë tek legjionarët ilirë:

Moenia qui Risinni Aeacia qui colis arcem
Delmatiae, nostri publice Lar populi,
sancte Medaure domi e[t] sancte hic, nam templa quoq(ue). Ista
vise, precor, parva magnus in effigia,
succussus laeva sonipes cui surgit in auras,
altera dum letum librat ab aure manus.
Talem te consul iam designatus in ista
sede locat venerans ille tuus [[[—]]]
notus Gmdivo belli vetus ac tibi, Caesar
Marce, in primore [cl]arus ubique acie.
Adepto consulatu [[[—]]]
tibi respimntem faciem patrii numinis,
hastam eminus quae iaculat refreno ex equo,
tuus Medaure, dedicat Medaurius

Ti që banon në muret ajakide të Rizonit,
Në kështjellën e Dalmacisë, ti, o hy i popullit tonë,
Medaur, i shenjtë atje i shenjtë këtu,
Eja edhe te këta tempuj, të lutem, i madh siç je në një shëmbëllim të vogël,
Me dorën e mëngjër shaluar në kalë, që flatron mbi ajër,
Derisa dora tjetër vërtit vdekjen përskaj veshit.
Ti – kaq i madh – konsulli i përmendur, ti (emër i fshirë),
vendos blatimin në këtë vend,
I njohur te Marsi i luftës dhe te Çezari Mark, i famshëm kudo në radhët e para të betejave,
Që u bë konsull për ty,
shfaqja plot afsh e shenjtërisë së atdheut
që nga largësia hedh ushtën nga shalë e kalit,
Te ti Medaur, Medauri yt të dhuron këtë heshtë.

Po kush ishte perëndia që forconte besimin e një ushtari ilir nga Rizoni?

Sipas ilirologëve, Medauri ishte hyu ilir i luftës, ashtu siç provohet në varret monumentale në Selcën e Poshtme ku si atribute të tij janë mburoja ilire me rrathët e saj dhe përkrenarja.

Imazhi i tij tek parardhësit tanë ilirë ishte antropomorfizuar si luftëtar kalorës me ushtën në dorën e majtë, por ka përftuar edhe elemente të gjarpërit të ujërave.

Sali Mehmeti

postbck postbck

Recent Posts

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

1 day ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

1 day ago

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

2 days ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

2 days ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

2 days ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

3 days ago