<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Në vitin 1571 flota e “Lidhjes së Shenjtë” me 207 anije nën komandën e don Juanit i Austrisë mundi flotën Osmane me afërsisht 300 anije nën komandën e Ali Pashës

Në vitin 1571, në Betejën e Lepantit (Patras, Greqi Jugperëndimore), flota e “Lidhjes së Shenjtë” me 207 anije nën komandën e don Juanit i Austrisë mundi flotën superiore Osmane me afërsisht 300 anije nën komandën e Ali Pashës!

“Edhe atëherë, si tani, njerëzit, vendi i të cilëve është i varfër, një qoshkë i largët i Europës, duhet të bëjnë shpesh manovra të vështira e ndonjëherë dinake.

Të jesh shqiptar ka qenë gjithmonë në përputhje me identitete të tjera, dhe në shek. e XVI, kur ndesheshin perandori, anëtarët e etnive të vogla duhet të ishin të kujdesshëm për zgjedhjet që bënin për besnikëri[…]” (The Economist, 24 May 2015)!Beteja e Lepantit ka ndodhur në njërën ndër periudhat më interesante të historisë që në mënyrë dominante ka përcaktuar edhe rrjedhën e ngjarjeve pasuese të vendeve të Mesdheut përgjithësisht dhe Adriatikut në veçanti duke përfshirë edhe bregdetin shqiptar që përfaqësohet nëpërmjet të dy familjeve të njohura ulqinake, të njohur dikur edhe si familje durrsake (Bruti 1285).

Ata ishin shqiptar nga ditët moderne të Ulqinit, por kariera e tyre si ushtarë, diplomatë, klerik dhe përkthyes në këtë shekull të trazuar i shpuri ata në oborrët e papatit dhe në atë të sulltanit, si dhe në shërbime të mbretit të Spanjës. I ndeshim madje dhe në Kopër (Bruti, 1575-1843). Një histori kaq e pasur e familjeve në fjalë në kohën e kthesave të mëdha të historisë europiane, siç ishte edhe Beteja e Lepantit, ia tërhoqi vëmendjen edhe njërit prej historianëve më të shquar të sotëm, Ser Noel Malcolm. Në veprën e tij kapitale me titull “Agjentë Perandorikë”, pikërisht pjesëtarët e këtyre dy familjeve ishin personazhe kryesore, duke i spikatur mrekullinë e akteve të trimërisë së historive të shek. XVI të fituesve të Europës dhe humbësve me historitë e ndërmjetësve, në formën e kalorësve, piratëve, priftërinjve jezuit dhe spiunëve, jo të shkruara nga perspektiva metropolitane e Romës, Seviljes apo Londrës, por nga pikëpamja e Shqipërisë dhe brigjet e Adriatikut, që shtrihet nga Kroacia e ditëve të sotme deri në Greqi.

Historia nisë në qytetin e Ulqinit, që në fillim të shek. XVI ishte një nga kufinjtë e fundit të territorit venedikas, që kufizohej me Perandorinë Osmane dhe shtëpia e tregtarit, diplomatit dhe “ndërmjetësit” Antonio Bruti, i cili vepronte si një ndërmjetës mes Venedikut dhe Stambollit, respektivisht të krishterëve dhe osmanëve. Në njërën ndër epizodat të librit, Malcolm rikrijon në mënyrë të gjallë Betejën e Lepantit me 7 tetor 1571, në të cilën Gjon Bruni, argjipeshkëv i Tivarit u vra jo shumë larg Gasprit, vëllait të tij, në bordin e një anije papnore, edhe pse ajo nuk ra në duart e osmanëve, por të disa piratëve spanjollë, të cilët edhe pse ai po thirrte se: “Jam ipeshkëv, jam i krishterë”.Ashtu si rënia e Ulqinit (qershor 1571), edhe Lepanti pati peshë të rëndë në familjet Bruni e Bruti. Por disa nga pasuesit e Antonit, Gasprit dhe Gjonit, mbijetuan dhe vazhduan traditën e ndërmjetësimit mes Lindjes dhe Perëndimit, duke vepruar si përkthyes për të dy krahët.

Jahja Drancolli, FaceBook /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Do të habiteni nga ajo që përshpejton plakjen tuaj

    Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…

3 days ago

Paralajmërim nga OBSH-ja/ Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

    Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…

3 days ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

3 days ago

Gjermania dhe Kosova bashkë kundër virusit vdekjeprurës: Njëra me ekspertizë, tjetra me pacientë

    Gjermania ka laboratorë të sigurisë së lartë dhe virologë të aftë, ndërsa në…

3 days ago

Ja çfarë duhet të hamë dhe pimë kur marrim antibiotikë

    Siç mund ta dini, antibiotikët janë një lloj i mahnitshëm i medikamentit, i…

3 days ago

Këto ushqime rekomandohet të konsumohen ditëve të vjeshtës

    Derisa moti ka filluar të ftohet, edhe imuniteti bie, ndërsa ajo çfarë hamë…

3 days ago