<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ju kapin ngërçet në pulpën e këmbës, sidomos natën? Ja zgjidhjet për këtë problem të sikletshëm

Nëse përjetoni spazma të dhimbshme dhe të pakontrolluara të muskujve të pulpës së këmbës, atëherë ju ka kapur një ngërç. Shkenca nuk mund të shpjegojë shkakun ekzakt të ngërçeve por disa arsye të mundshme mund të jenë dehidratimi, mbingarkesa ose tendosja e muskujve, kushtet e vështira fizike dhe kequshqyerja. Zakonisht këto ngërçe kalojnë vetë, por ka disa gjëra që mund të bëni për të lehtësuar dhimbjen dhe për t’u shëruar më shpejt.

Pini shumë lëngje të pasura me minerale. Pirja e lëngjeve të pasura në elektrolite mund të ndihmojnë në balnacën e mineraleve në trupin tuaj. Gjithashtu shmangni pijet që sugjerohen për fitness e sport sepse janë shumë të pasura me sheqerna të cilat e përkeqësojnë situatën me ngërçet.

Merrni multivitamina. Shumë rrallë ndodh që një person të marrë të gjithë mineralet dhe nutrientët që trupit të tij i duhen gjatë ditës dhe kjo është arsyeja pse multivitaminat rekomandohen për të gjithë. Ngërçet shkaktohen zakonisht nga mungesa e vitaminave dhe mineraleve, prandaj marrja e tyre, sidomos e magnezit dhe zinkut mund të ndihmojë në luftimin e kësaj dukurie.

Shtriqja dhe masazhimi i muskulit të prekur nga ngërçi mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes derisa impulsi të kalojë.

Vendosni një kompresë akulli në pulpën e këmbës. Ndihmon në relaksimin e muskujve të prekur dhe lehtëson inflamacionin.

Një tjetër truk është të vendosni shputat e këmbës në tokë në momentin që po përjetoni një ngërç të pulpës. Qëndroni ulur në shtrat dhe mbështesni shputat në dysheme. Ky veprim do të relaksojë muskulin dhe do të largojë dhimbjen.

Mënyra për të parandaluar ngërçet në pulpë:

-Përmirësoni performancën tuaj fizike duke u ushtruar rregullisht.

-Bëni gjithmonë nxemje para aktiviteteve impenjative si vrapi, ngritja e peshave apo ushtrimet e rënda.

-Pini shumë ujë për të mbajtur gjithë trupin të hidratuar, përfshirë këtu edhe muskujt.

-Mbani një dietë të balancuar. Hani shumë fruta dhe perime.

-Vishni këpucë të rehatshme sidomos nëse parashikoni shëtitje të gjata dhe aktivitete të tjera që kërkojnë shumë lëvizje të këmbëve.

Ngërçet muskulore dhe pasojat e tyre

Ngërçet muskulore janë relativisht të padëmshme edhe pse shumë të sikletshme; në fakt nuk ka shpjegime biologjike për to. Në disa raste, ato janë të lidhura me gjendje të caktuara mjekësore. Furnizimi i dobët me gjak i arterieve mund të çojë në ngushtimin e tyre dhe të rrisë rrezikun për ngërçe të muskujve. Mungesa të tjera mineralesh (kalcium, magnez dhe kalium) gjithashtu mund t çojnë në ngërçe të muskujve.

postbck postbck

Recent Posts

Si të bëni limonadë perfekte në shtëpi: Freskia ideale për ditët e nxehta

Kur temperaturat rriten, pak gjëra janë më freskuese sesa një gotë limonadë e ftohtë. Përveç…

23 hours ago

Kjo shenjë në këmbë mund të tregojë probleme me zemrën

Shumica e njerëzve i lidhin problemet me zemrën me simptoma si dhimbja në gjoks, gulçimi…

23 hours ago

Këta persona nuk duhet të konsumojnë qershi: Mjekët paralajmërojnë për rreziqet e fshehura

Qershitë janë ndër frutat më të preferuara të verës. Ato janë të pasura me vitamina,…

23 hours ago

Ja pse duhet të hani arra çdo ditë

  Arrat janë mjaft të përdorshme dhe ju rekomandojmë që t’i konsumoni çdo ditë. Ato…

1 day ago

Ju rrjedh gjak nga hunda? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë

  Rrjedhja e gjakut nga hunda është një problem i zakonshëm që mund të shkaktohet…

1 day ago

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë çdo ditë?

  Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim dhe…

1 day ago