<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Francezët dhe italianët “zbërthejnë” arkeologjinë shqiptare

Arkeologjia shqiptare është vënë në “lupën” e francezëve dhe italianëve. Prej disa ditësh misione arkeologjike nga Franca dhe Italia kanë nisur gërmimet në Apoloni dhe Rubik për të ndihmuar në zbulimet e reja që do të hedhin dritë në studimin e qytetit antik.

Në fakt, që nga viti 1992 ekspeditat janë një bashkëpunim shqiptaro-francez, të cilat kanë në fokus zonën e Akropolit dhe pjesën e sipërme të agorasë së qytetit të Apolonisë. Lidhur me këto misione gërmimi ka reaguar edhe ambasada e Italisë ditën e djeshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada italiane ka shpërndarë foto nga puna e ekspertëve që po japin kontributin e tyre. Sipas ambasadës, grupi i ekspertëve italianë është i përqendruar tek zona e Rubikut për të nxjerrë në pah pasuritë minerare të asaj zone. “Projekti “Të dhëna arkeologjike dhe të teledetektuara për studimin e peizazheve minerare në Shqipëri”, financuar nga Ministria e Jashtme Italiane do të përqendrohet veçanërisht në zonën e Rubikut me qëllim njohjen e pasurisë minerare shqiptare dhe stimulimin e interesit kundrejt pikave më të rëndësishme.

Grupi i punës përbëhet nga arkeologë, topografë dhe gjeologë me përvojë, të koordinuar nga Dr. Pasquale Merola, drejtues i misionit dhe aero-topograf i CNR. Udhëtimi i parë i punës drejt Shqipërisë parashikohet në data 1-5 tetor 2019”, thuhet në reagimin e ambasadës italiane. Pak ditë më parë gërmimet në parkun arkeologjik të Apolonisë nxorën në sipërfaqe një granatë dore që mendohet se i përket Luftës së Parë Botërore. I gjithë territori u rrethua me perimetër sigurie dhe pranë vendit ku është gjetur granata shkuan edhe forcat policor. Në vendin e ngjarjes ishte edhe ekspedita franceze e cila po gërmonte në atë zonë.

Gërmimet e para

Gërmimet e para në Apoloni filluan nga arkeologu austriak Camilo Praschniker në vitin 1916-1918. Arkeologu francez Leon Rey, i filloi gërmimet në vitin 1924 deri më 1938 në qendrën monumentale të Apolonisë. Gërmimet sistematike filluan nga shqiptarët në 1947 nga arkeologu Hasan Ceka, pjesë e Institutit të Arkeologjisë në Tiranë. Gërmimet u realizuan dhe vazhduan me një bashkëpunim shqiptaro-rusë nga 1958-1960, me arkeologët Selim Islami, Hasan Ceka dhe V. Blavatski.

Pas vitit 1961 gërmimet u realizuan nga Instituti i Arkeologjisë në Tiranë me një sërë arkeologësh si: Hasan Ceka, Aleksandra Mano, Burhan Dauti,Vangjel Dimo, Bashkim Vrekaj, Lami Koco etj.. Që nga viti 1992 ekspeditat janë një bashkëpunim shqiptaro-francezë të cilat kanë në fokus zonën e Akropolit dhe pjesën e sipërme të agorasë së qytetit të Apolonisë.

Më herët në parkun arkeologjik të Apolonisë, në Fir nisi ekspedita arkeologjike shqiptaro-franceze, e cila i përqendroi gërmimet tek banesat romake të shekullit të III pas Krishtit, ku është zbuluar busti i një atleti dhe busti në bronz i një femre. Arkeologu shqiptar, Lami Koçi u shpreh pak kohë më parë se në parkun arkeologjik të Apolonisë ka ende për të gërmuar, pasi pjesa më e madhe e saj është ende e pazbuluar. Po arkeologu ngriti si shqetësim faktin se për të kryer të tilla gërmimesh nevojitet një buxhet i lartë. “Por për të kryer gërmime të shumta kërkohen investime dhe mbështetje financiare më të mëdha”, u shpreh arkeologu Lami Koçi. /sot.com/MekuliPress/ InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

“The Odyssey” i Nolan, filmi i rekordeve, por i “urryer” nga grekët

“The Odyssey” nga Christopher Nolan, me premierë më 17 Korrik, është projektuar nga regjisori legjendar…

12 hours ago

Farat dhe vaji i kungullit, një thesar natyral për shëndetin / Këshilla përdorimi nga Ylli Merja

  Në tre dekadat e fundit, farat dhe vajrat e tyre janë përdorur gjithnjë e…

15 hours ago

Letra e Qemal Stafës për Lef Nosin dhe e vërteta që u fsheh! Si u kryqëzua firmëtari i Pavarësisë dhe dënimi më 1946

Nga: HYQMET ZANE Atë ditë që mendoj se ishte edhe pushkatimi i një atdhetari të madh…

15 hours ago

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

2 days ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

2 days ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

2 days ago