<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Gjërat që nuk duhet të bëni kurrë pasi të keni ngrënë

Ngrënia e një dreke apo darke me familjen dhe shoqërinë, shpesh kthehet në një gosti që nuk ka fund.

Ka njerëz që preferojnë që në fund të një vakti të pinë një çaj, të hanë fruta, ëmbëlsira apo të bëjnë një sy gjumë.

Të gjithë ne e dimë sa i parezistueshëm është gjumi pasi kemi ngrënë. Por a është i mirë për shëndetin gjumi pas ushqimit?

Gjumi pas ushqimit

Gjumi pas ngopjes tingëllon si një ide e shkëlqyer, por një gjë e tillë provokon fryrjen, urthin dhe parehatinë.

Studimet këshillojnë se njerëzit duhet të presin të paktën 30 minuta përpara se të pushojnë pas ushqimit.

Në këtë mënyrë, ata janë më pak të rrezikuar nga ishemia.

Çaji

Çaji është i pasur me tanina, por këto substanca ndikojnë në përthithjen e hekurit në gjak. Ekspertët rekomandojnë shmangien e çajit për të paktën një orë para apo pas vaktit.

Frutat

Frutat janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe ato duhet të konsumohen shpesh.

Megjithatë, përmbajtja e lartë e sheqerit nënkupton më shumë kalori.

Ngrënia e më shumë se 100 gramë fruta në ditë mund të nxisë shtimin në peshë. Kjo do të thotë se shmangia e frutave pas vaktit mund t’ju ndihmojë të ruani peshën. Gjithsesi kujdes me sasinë.

Ecja

Ka njerëz që besojnë se ecja pas një vakti i bën mirë organizmit. Kjo ide është pjesërisht e saktë. Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të presin të paktën gjysmë ore që të dalin për ecje pas një vakti.

Ecja duhet të zgjasë rreth 10 minuta që të shmangni urthin dhe problemin me tretjen.

Dushi

Dushi pas një vakti është një ide e gabuar sepse e gjithë energjia dhe qarkullimi i gjakut është i përqendruar tek stomaku dhe zorrët.

Nëse bëni dush pas vaktit, trupi do të çorientohet pasi do të ‘urdhërojë’ gjakun që të qarkullojë drejt gjymtyrëve për të ruajtur temperaturën.

Kësisoj tretja nuk do të jetë në nivelet e duhura dhe do të keni çrregullime.

postbck postbck

Recent Posts

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

17 minutes ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

38 minutes ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

2 hours ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

2 hours ago

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani purrinj çdo ditë

    Një nga perimet më ushqyese nga të gjithë të tjerat është selino, që…

3 hours ago

Mos harxhoni më para për ila’çe, përdorni këtë recetë çudibërëse dhe do shëroheni nga këto sëmundje

  Përbërësit: disa gjethe rozmarine, 3 kokrra limon, 250 gr mjaltë, 1 litër ujë. Shtrydhni…

3 hours ago