<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Frutat që duhet të hani çdo ditë për të mos shtuar në peshë

Jo, nuk e lexuat gabim. Specat janë në fakt fruta dhe renditen në mesin e ushqimeve më të shëndetshme për njeriun, sidomos kundër mbipeshës. Foto: AgroWeb.org

Ngrënia e rregullt e frutave dhe perimeve është çelësi i shëndetit të mirë.

Ekspertët thonë se njeriu duhet të hajë të paktën 5 racione me fruta dhe perime në ditë.

Megjithatë, kur vjen puna tek mbipesha, përzgjedhja e frutave të duhur është e një rëndësie thelbësore.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për pesë frutat më të mira që pengojnë shtimin në peshë e që duhet t’i hani çdo ditë.

Boronicat

Këto fruta të egra pylli janë shumë të mira e të shëndetshme.

Ato janë të pasura me antioksidantë të fuqishëm që pengojnë shtimin në peshë.

Një çerek filxhani me boronica përmban 10 miligram anthocianinë e cila ndihmon në ruajtjen e peshës së shëndetshme.

Përpiquni të hani një filxhan me boronica çdo ditë si pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Mollët

Me një mollë në ditë mund t’i thuash edhe mjekut edhe mbipeshës “ik”.

Mollët janë të pasur me flavonoidë dhe fibër.

Kjo i bën mollët ndër frutat më të mira për rënien nga pesha.

Mollët duhen ngrënë me gjithë lëkurë për të marrë sasitë maksimale të fibrës dhe antioksidantëve.

Dardhat

Përmbajtja e lartë e flavonoidëve i rendit dardhat në listën e pesë frutave të mira për rënien nga pesha.

Përveç antioksidantëve, dardhat janë shumë të pasura me fibër.

Kjo e fundit të mban të ngopur për shumë gjatë dhe përmirëson tretjen.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet kanë përmbajtje të ngjashme vlerash me boronicat.

Ekspertët thonë se njeriu duhet të hajë një filxhan çaji me luleshtrydhe në ditë, mundësisht duke e shoqëruar me tërshërë ose me kos.

Luleshtrdhet janë ndër frutat më të mira për mirëmbajtjen e peshës.

Specat

Jo, nuk e lexuat gabim. Specat janë në fakt fruta dhe renditen në mesin e ushqimeve më të shëndetshme për njeriun, sidomos kundër mbipeshës.

Kjo vjen si pasojë e përmbajtjes së lartë të kapsaicinës, që inkurajon djegien e depozitave yndyrore në organizëm.

Specat mund t’i përfshini në shumë gatime, gjellëra dhe sallata.

postbck postbck

Recent Posts

Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

  Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë   “Pini…

3 hours ago

Holanda prezanton akulloren që qetëson dhimbjet e kokës

  Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…

4 hours ago

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

1 day ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

1 day ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

1 day ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

1 day ago