Hulumtimi i fundit në lidhje me masat mbrojtëse anti-covid i zhvilluar nga SHBA, vlerëson dhe njëherë efektivitetin e disa maskave në mbrojtjen dhe profilin e sigurisë karshi koronavirusit.
Hulumtimi i ri i botuar me 15 dhjetor në revistën Physics of Fluids, vjen nga një ekip shkencëtarësh në Universitetin Baptist California dhe Universitetin e Massachusetts Lowell, i cili përdori një model kompjuteri për të matur se si maskat ndikuan në rrjedhën e ajrit dhe kalimin e grimcave në dhe nga mbajtësi, shkruan BestLife, përcjell Gazeta Shneta.
Modeli gjithashtu tregoi për grimcat që ranë në fytyrën e dikujt dhe mënyrën e përhapjes në pasazhet e hundës dhe se si ato shpërndahen në mushkëri dhe faring.
Hulumtimi përcaktoi se një maskë e re kirurgjikale me tre shtresa është 65 përqind e efektshme në filtrimin e grimcave, por nëse maska është e konsumuar, ai numër bie në 25 përqind.
Në fakt, studiuesit zbuluan se një maskë e konsumuar e bënte mbajtësin të thithte më shumë grimca sesa ata që nuk kishin fare maskë.
Këto grimca që i shpëtojnë filtrimit të maskës suaj mund të hyjnë përmes traktit tuaj të frymëmarrjes dhe në vend të kësaj t’ju infektojnë.
Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më…
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…