<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Zbuloni sinjalet e fshehura që tregojnë se i keni enët e gjakut të bllokuara

Arteriet janë enët e gjakut që janë përgjegjëse për transportin e gjakut të pasur me oksigjen. Në gjendjen e tyre normale, arteriet janë elastike dhe të forta, megjithatë ato mund të bllokohen lehtësisht duke shkaktuar sëmundjen mjaft të përhapur, aterosklerozën. Në Shqipëri raportohen të paktën 1400 raste pacientësh të prekur nga ateroskleroza në një vit.

Faktorët më të mëdhenj të rrezikut të bllokimit të arterieve janë:
• kolesteroli i lartë,
• tensioni i lartë i gjakut,
• pirja e duhanit,
• diabeti,
• mbipesha,
• mungesa e aktivitetit fizik
• ushqyerja jo e shëndetshme.
Bllokimi i arterieve manifestohet me një sërë shenjash paralajmëruese, sipas ekspertëve të AgroWeb.org

Dhimbja e Pulpës së Këmbës
Ateroskleroza mund të shkaktojë bllokimin e arterieve të këmbës. Kjo ndodh veçanërisht tek duhanpirësit. Nëse vëreni se keni dhimbje të pulpës së këmbës që nuk largohet lehtë, shkoni menjëherë tek mjeku dhe bëni analizat përkatëse.

Ngurtësim dhe Dhimbje të Nofullës
Dhimbjet në pjesën e nofullës dhe qafës janë rëndom simptoma të anginës, e cila ndodh si rezultat i qarkullimit të keq të gjakut. Dhimbjet ndodhin për shkak se nervi vagus, nervi kryesor që transmeton sinjalet e dhimbjes nga zemra, është gjithnjë në kontakt me zonën e qafës, kokës, nofullës dhe krahut të majtë.

Dhimbjet e Mesit
Dhimbjet e mesit shfaqen për shumë arsye dhe një prej tyre ka të bëjë me zemrën. Zona e poshtme e shpinës është nga të parat ku grumbullohen pllakat aterosklerotike. Dhimbja është më e madhe sepse qarkullimi i gjakut pakësohet dhe dobëson disqet e vertebrave.

Si të Pastroni Enët e Gjakut?
Listuar më poshtë nga Agroweb.org, mund të gjeni disa zgjidhje natyrale, të cilat do t’i pastrojnë arteret tuaja.

Hudhra
Hudhra sigurisht që është ndër përbërësit më të fuqishëm natyralë. Hudhra arrin të kontrollojë tensionin e lartë të gjakut, nivelet e kolesterolit tuaj dhe të ndalojë zhvillimin e sëmundjes vaskulare.

Xhenxhefili
Xhenxhefili përmban shumë antioksidantë që parandalojnë formimin e pllakëzave në enët e gjakut arterial. Për më tepër, xhenxhefili ul nivelin e kolesterolit të keq dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Specat Djegës
Specat djegës përmbajnë një përbërës të njohur si kapsaicinë, e cili rregullon nivelin e kolesterolit tuaj dhe shmang gjasat e atakut në zemër.

Uji me Limon
Konsumi i ujit limon çdo mëngjes është një nga metodat më të mira natyrale për mbrojtjen e zemrës dhe uljen e kolesterolit në gjak. Uji me limon mbron enët e gjakut dhe riparon elasticitetin e humbur.

Shega
Lëngu i shegës në veçanti është jashtëzakonisht efikas kundër sëmundjeve të zemrës. Studiuesit kanë zbuluar se konsumimi i lëngut të shegës çdo ditë zhbllokon arteriet tuaja në mënyrë efikase. Kjo ndodh për shkak të pranisë së lëndëve ushqyese si kaliumi, magnezi si dhe seleniumi./

postbck postbck

Recent Posts

Çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?

    Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas…

23 hours ago

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët këshillojnë ta hani këtë ushqim çdo ditë

    Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin…

24 hours ago

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

2 days ago

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta?

    Dhimbja e kokës kur ekspozohesh ndaj diellit të fortë të muajve të verës…

2 days ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

3 days ago

Studim i ri: Mishi i kuq lidhet me rrezik më të lartë për kancer të pankreasit

    Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të…

4 days ago