RRËFEN ‘ROSSO ISTRIA
Një film i ri që pritet të dalë së shpejti, nuk do të jetë një dritë pozitive për të apasionuarit pas kinemasë, sidomos italianëve, pasi do të shpalosë fatin e mijëra italianëve, të vrarë në masakrat që ndodhën në kufirin jugosllav, në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Ngjarjet, që për dekada u përkujtuan vetëm nga neofashistët, rrëfehen nga ‘Rosso Istria’ duke treguar se gjërat nuk ishin aq të zeza dhe të bardha sa mendohej më parë, e duke provokuar një furi reagimesh në rrjetet sociale.
Nga viti 1943 deri në vitin 1947, rreth 5.000 deri në 10 mijë italianë u vranë në rajonin përreth Triestes, në kufirin e sotëm me Slloveninë, pasi u pushtua nga partizanët jugosllavë të Titos, ku viktimat shpesh hidheshin të gjallë, në gropa të thella të njohura si “foibe”.
Gjithashtu, 250 mijë njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Ajo që filloi si një “spastrim” i policisë dhe nëpunësve civilë të lidhur me regjimin fashist, nga partizanë jugosllavë dhe italianë, më vonë u bë vrasja sistematike e italianëve.
Menjëherë pas luftës, Italia donte ta kthente faqen në historinë e saj fashiste, dhe krimet e kryera nga forcat e saj në Jugosllavi sa më shpejt që të ishte e mundur. Kjo do të thotë se masakrat e kryera nga partizanët janë përkujtuar ndër vite vetëm nga nostalgjikët e Mussolinit.
Vetëm në vitin 2004, qeveria e krahut të djathtë të kryeministrit Silvio Berlusconi lançoi një ditë kombëtare përkujtimi për masakrat.
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…
Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…
Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…
Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…