<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A duhet ngrënë banane me stomak bosh

Nga të gjitha vaktet që konsumojmë në ditë, mëngjesi është absolutisht më i rëndësishmi. Këshillat e ekspertëve thonë se në mëngjes duhet të hamë sikur të ishim mbretër dhe mbretëresha, në sensin e marrjes së ushqyesve më të rëndësishëm. E megjithatë, këto këshilla shpesh bien në vesh të shurdhër, falë stilit kaotik të jetesës dhe jo vetëm. Në shumicën e rasteve, njerëzit nuk kanë kohë të ulen në tavolinë e të hanë mëngjes, ndaj mjaftohen me një banane.

Ky frut është padyshim mirëbërës për organizmin dhe i vjen në ndihmë zemrës dhe trupit. Banania mirëmban tensionin e gjakut, lufton depresionin, konstipacionin, urthin dhe ulçerën. Ky frut përmban hekur ndaj stimulon prodhimin e hemoglobinës.

Kur duhet ngrënë banania? Në një kohë kur vlerat e bananes janë të pakundërshtueshme, ekspertët janë të ndarë mbi ngrënien e bananes me stomak bosh apo plot. Disa ekspertë thonë se bananet janë plot me kalium, fibër, magnez që e pajisin organizmin me shumë energji. Ata thonë se bananet duhen ngrënë çdo ditë edhe për vetë faktin se përmbajnë vitaminën B6. Sipas tyre, banania nuk duhet ngrënë me stomak bosh për arsyet e mëposhtme: Sipas të dhënave të AgroWeb.org niveli i lartë i sheqernave u jep energji, por kjo e fundit është afatshkurtër dhe më pas do të jeni të plogësht. Bananet ju ngopin shpejt dhe mund të ndiheni të përgjumur ose të lodhur. Për shkak të aciditetit ju mund të keni probleme me zorrët. Ekspertët britanikë shprehen se mirësia e bananes duhet shfrytëzuar pasi keni ngrënë mëngjes.Ju pëlqen!

Për më tepër, përmbajtja e lartë e magnezit mund të prishë ekuilibrat mes kalçiumit dhe mangeznit në gjak duke shkaktuar një efekt të kundërt në sistemin kardiovaskular. Shumë profesionistë të tjerë janë të mendimit se frutat në përgjithësi nuk duhen konsumuar me stomak bosh. Një mënyrë e thjeshtë për t’i ngrënë ato është duke i kombinuar me ushqime të tjera.

Këshillat më të mira për konsumimin e bananes AgroWeb.org ju sugjeron që bananen mund ta hani në mëngjes vetëm duke e kombinuar me ushqime të tjera, duke shmangur kështu shqetësime të panevojshme. Ju mund të hani tërshërë me qumësht me banane, ose të kombinoni fruta pylli, banane, drithëra dhe kos.

postbck postbck

Recent Posts

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

9 hours ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

12 hours ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

12 hours ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

13 hours ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 days ago