Të flasësh në gjumë pa qenë i vetëdijshëm është shumë e zakonshme. Studimet kanë zbuluar se deri në 66% e njerëzve kanë përjetuar episode duke folur në gjumë në një moment të jetës së tyre. Dhe megjithëse të folurit në gjumë është zakonisht i padëmshëm dhe nuk kërkon ndonjë trajtim mjekësor, kjo mund të shqetësojë partnerin tuaj apo këdo që fle me ju.
Ne kemi bërë disa hulumtime për të zbuluar se çfarë na bën të flasim dhe çfarë mund të bëjmë në lidhje me këtë fenomen.
Ekspertët nuk mund të përmendin arsyen e saktë pse njerëzit flasin në gjumë. Studimet mjekësore kanë treguar se mund të zhvillohet në familje. Studimet në Finlande dhe Japoni kanë zbuluar se binjakët shpesh flasin në gjumë, të cilat mund të ndodhin bashkë me ecjen në gjumë si dhe ëndrrat e këqija. Disa studiues thonë se prindërit që flasin në gjumë kanë më shumë të ngjarë të kenë fëmijë që flasin në gjumë po ashtu.
Çdokush mund të murmurisë në gjumë, por disa faktorë, veçanërisht privimi i gjumit, mund të çojnë në këtë situatë. Ekspertët mjekësorë besojnë se shumica e njerëzve flasin kur janë të stresuar ose të privuar nga gjumi. Kur nuk pushojmë mjaftueshëm, kjo mund të ndikojë në trurin tonë dhe ndikon në cilësinë e gjumit.
Të flasësh në gjumë në vetvete është një çrregullim i gjumit i njohur si somniloquy. Mund t’i ndodhë çdokujt në çdo kohë, por personat me çrregullime të tjera të gjumit kanë një rrezik më të lartë për të shqetësuar shokët e tyre të shtratit me ndonjë muhabet. Mjekët besojnë se ekziston një lidhje midis somnilokisë, ecjes në gjumë dhe ëndrrave të këqija.
Ka shumë ilaçe që mund të prishin gjumin si efekt anësor. Medikamentet që mund të çojnë në disa sjellje të gjumit, duke përfshirë të folurit në gjumë, zakonisht ndikojnë në kontrollin e muskujve gjatë gjumit. Kur toni i muskujve rritet, kjo mund të çojë në shkelma, grushta, kërcime nga shtrati dhe të folurit. Disa ilaçe të përdorura zakonisht, si antidepresantë të caktuar, mund t’ju bëjnë të flisni gjatë gjumit.
Nuk ka asnjë mënyrë të njohur për të zvogëluar të folurit në gjumë, por ndryshimi i disa zakoneve mund të na ndihmojë ta marrim atë nën kontroll. Disa këshilla të gjumit të shëndetshëm përfshijnë:
Jahja Drançolli:: Në studim shqyrtohet çështja e kontinuitetit iliro-arbëror në arealin e Kosovës, problem shkencor…
Ismet Azizi: Popullsia katolike e fisit Kelmend është shpërngulur në drejtim të veriut në Srem dhe…
Nëse gjatë ditës ndihesh i lodhur ose pa fokus, një nga arsyet kryesore mund të…
Shqiptari qe rrefuzoi te behej mbret… 𝗘 𝗿𝗲𝗳𝘂𝘇𝗼𝗶 𝗱𝘆 𝗵𝗲𝗿𝗲̈ 𝗽𝗼𝘀𝘁𝗶𝗻 𝗲 𝗺𝗯𝗿𝗲𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶𝘀𝗲̈…
Rizah Gruda: Me prejardhje shqiptare Plava e Gucia 90%, Rozhaja 95%, Tutini 95%, Sjenica 80%,…
Z. Bajram Bej, Çerdha e vrasjes Avniut asht në Tiranë si mund të a dish…