<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ndikimi i mbipeshës tek diabeti

Regjimi mesdhetar për një mëlçi të shëndetshme.

Obeziteti është kthyer në një epidemi që ka një efekt domino në shëndetin e gjithkujt.

Një nga rreziqet që i kanosen njerëzve nga obeziteti është dhjamosja e mëlçisë e cila mund ta dëmtojë atë ose mund të nxisë shfaqjen e kancerit, transmeton lajmi.net.

Dhjamosja e mëlçisë ka lidhje të forta me obezitetin, diabetin e tipit 2, tensionin e lartë të gjakut dhe nivelin jo normal të lipideve në gjak.

Studimet më të fundit paralajmërojnë se diabetikët janë njerëzit më të rrezikuar nga komplikimet me mëlçinë.

Shkaqet e dhjamosjes së mëlçisë

Dhjamosja e mëlçisë mund të ndodhë si pasojë e pirjes së tepërt të alkolit por edhe të mbipeshës.

Depozitat e mëdha dhjamore nxisin inflamacionin, dëmtojnë qelizat e mëlçisë, shkaktojnë cirrozë e deri në tumor.

Tek diabetikët, këto depozita dhjamore shkaktojnë probleme madhore që shtrihen përtej mëlçisë e deri tek veshkat e truri.

Rënia nga pesha për shëndetin e mëlçisë

Të dhënat pohojnë se ndryshimet në stilin e jetesës mund të zbusin ndjeshëm rrezikun e komplikimeve të mëlçisë.

Rënia nga pesha është e rëndësishme dhe e domosdoshme.

Diabetikët dhe njerëzit e prekur nga dhjamosja e mëlçisë duhet të humbasin të paktën 5 përqind të peshës së trupit për të pastruar disi mëlçinë nga këto depozita.

Pra nëse një person peshon 90 kilogramë, ai ose ajo duhet të humbasë të paktën 4.5 kilogramë nga pesha.

Regjimi mesdhetar për një mëlçi të shëndetshme

Sipas ekspertëve, rënia nga pesha mundësohet nga aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme.

Një nga regjimet më të mira për njerëzit që kanë probleme me mëlçinë është ai Mesdhetar.

Ky regjim rekomandon ngrënien e shumë frutave, perimeve, arrorëve, farave, drithërave të plota, peshkut dhe vajit të ullirit.

Sa i përket aktivitetit fizik, ekspertët këshillojnë aerobinë dhe trajtimet që stimulojnë rezistencën e njeriut.

postbck postbck

Recent Posts

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

19 minutes ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

20 hours ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

20 hours ago

Sa kafe mund të pimë në ditë? Ja çfarë thonë studimet e reja për zemrën

  Kafeja, në sasi të moderuara, nuk duket të jetë armiku i zemrës. Por jo…

20 hours ago

Fruti që ndihmon në uljen e sheqerit dhe kolesterolit

Nga forcimi i imunitetit te mbrojtja e zemrës dhe rregullimi i nivelit të sheqerit në…

21 hours ago

Simptomat e diabetit te fëmijët që prindërit nuk duhet t’i neglizhojnë

    Diabeti te fëmijët mund të shfaqet me simptoma që në fillim duken të…

1 day ago