<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Jeta është një shfaqje që nuk lejon provat. Këndoni, qeshni, kërceni, qani…”

Sir Charles Chaplin, i njohur më mirë si thjesht Chaplin, është një nga aktorët dhe humoristët më të mirë të të gjitha kohërave.

Ky aktor britanik jeton në zemrat e të gjithë atyre që kanë parë filmat e tij dhe e njohin personalitetin e tij të hapur dhe të qetë.

Ne duam, për kënaqësinë e lexuesve tanë, të risjellim për të kujtuar 20 thëniet e tij më të bukura; mendime të thella dhe të gëzueshme për vetë natyrën e jetës.Ju pëlqen!

Qesh dhe bota do të qeshë me ty; qani dhe bota, duke ju kthyer shpinën, do t’ju lejojë të qani.

Jeta është një shfaqje që nuk lejon provat. Kështu që këndoni, qeshni, kërceni, qani dhe jetoni çdo moment të jetës tuaj intensivisht para se të zbresë perdja dhe loja të përfundojë pa duartrokitje.

Mësoni sikur do të jetonit gjithë jetën tuaj dhe jetoni sikur të vdisni nesër.

Jini vetvetja, dhe përpiquni të jeni të lumtur, por mbi të gjitha, jini vetvetja.

Duhet të keni besim tek vetja. Aty qëndron sekreti. Edhe kur isha në jetimore dhe shëtisja rrugëve duke kërkuar diçka për të ngrënë, edhe atëherë, e konsideroja veten aktorin më të madh në botë. Pa vetëbesim absolut, çdokush është i destinuar për dështim.

Koha është një autore e shkëlqyer, gjithmonë gjen fundin perfekt.

Luftoni për të jetuar jetën, për ta vuajtur dhe për ta shijuar atë. Jeta është e mrekullueshme nëse nuk keni frikë prej saj.

Mendojmë shumë, ndiejmë shumë pak.

Nuk ka asgjë të përhershme në këtë botë të keqe, madje as problemet tona.

Parë nga afër, jeta është një tragjedi; por parë nga larg, duket si një komedi.

Pa pasur mjerim të skajshëm, është e pamundur të vlerësosh luksin.

Në fund të fundit, jeta është një shaka.

Mos harroni kurrë të buzëqeshni, sepse ditën kur nuk buzëqeshni, do të jetë një ditë e humbur.

Mos prisni për radhën tuaj për të folur; dëgjoni me vëmendje dhe do të jeni ndryshe.

Kuptimi i vërtetë i gjërave gjendet duke u përpjekur të thuash të njëjtat gjëra me fjalë të tjera.

Unë jam në paqe me Zotin, konflikti im është me njeriun.

Unë jam ai që jam: një individ, unik dhe i ndryshëm.

Jeta nuk është kuptim; jeta është dëshirë.

Unë jam thjesht, vetëm një gjë: një klloun. Kjo më vë në një plan më të lartë se çdo politikan.

Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është të luftosh për të jetuar jetën, ta vuash atë dhe ta shijosh atë, të humbasësh me dinjitet dhe të guxosh përsëri.©MekuliPress/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

  Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë   “Pini…

6 hours ago

Holanda prezanton akulloren që qetëson dhimbjet e kokës

  Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…

6 hours ago

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

1 day ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

1 day ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

1 day ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

1 day ago