<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Excelsior (1939) – Medalja historike e Napoleon Bonapartit me emblemen e lashtë të Shqipërisë gjendet në Paris

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Prill 2019

“Excelsior” ka botuar, të hënën e 17 prillit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me medaljen e veçantë ku gjenden figura e Napoleon Bonapartit dhe emblema e lashtë e Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Në Paris, kabineti i medaljeve ka medaljen e Napoleonit me emblemën e Shqipërisë …

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kabineti i medaljeve, një nga ilustrimet e Bibliotekës Kombëtare, ka një medalje që ka një vlerë historike, atë që Napoleoni kishte gdhendur në 1809, pas paqes së Amiens-it që lidhte provincat ilire me Perandorinë. Midis këtyre provincave : Shqipëria; dhe medalja, me figurën e Napoleonit, perandor dhe mbret, në të cilën është riprodhuar emblema e lashtë e monedhave shqiptare : një lopë që nuhat një viç duke e ushqyer atë me gji; më lart, topuzi i Herkulit.

Kopjet e këtyre monedhave të kohës kur Durrësi ishte grek, para se të bëhej romak, njëzet e katër shekuj më parë, gjenden në koleksionin që z. Jameson, numizmatisti i famshëm parizian, ka mbledhur në apartamentet e bukura të tij “Avenue Velasquez”, një koleksion unik në botë.

Medalja e Napoleonit që përkujton marrjen e Ilirisë ngjall kujtime kurioze. Viti 1809, kur Napoleoni e krijoi, është edhe viti ku, pas fitores së Eckmüll-it, ndaloi “Urdhrin Teutonik (Gjermanik)” që u festua në vitin 1934, në Marienburg, nga Koch, kancelar i Prusisë Lindore, ku në një fjalim të famshëm tha : “Populli gjerman përsëri shikon në Lindje!” Dhe, është po ashtu viti kur, nga Madridi në Talavera, francezët dhe anglezët luftuan në Spanjë.

Koha konfirmon ose përafron. Dhe, ndonjëherë, medalje mijëvjeçare ndriçohen me një reflektim të ri mbi ngjarjet e ditës. Medalja shqiptare e Napoleonit është e rrallë, por ekziston një medalje akoma më e rrallë, është ajo që u zbulua, mes monedhave të tjera romake, në shtator 1922, në Beaurains-les-Arras në Artois.

Gjatë gërmimeve, në një terren të shkatërruar nga lufta, punëtorët zbuluan një thesar të shekullit të tretë : bizhuteri dhe gjashtë medalione të mëdha e të arta, të gjetura për herë të parë; bustet e Dioklecianit, Maksimimit, Konstandinit dhe, një pjesë unike, një medalje që përkujton ekspeditën e Constance Chlore (Caius Flavius Julius Constantius, i lindur në Dardani, me origjinë ilire) në Bretanjë (Bretagne) dhe hyrjen e tij në Londër në pranverën e vitit 296. Perandori romak kishte përqendruar dy flota, njërën në Gesoriacum (Boulogne-sur-Mer), tjetrën në grykën e Seines. I ndihmuar nga mjegulla, ai hyri në krahinën e Kent-it, u ngjit nëpërmjet Tamizës, dhe pushtoi Londrën para 1600 viteve.

…dhe qyteti i Arras-it ka medaljen “Constance Chlore” që përkujton marrjen e Londrës nga Roma, e cila vlen rreth dy milionë.

Anglia ofroi dhjetë mijë paund, tani gati dy milionë, për të marrë këtë medalje, në të cilën shohim perandorin romak duke ngritur Bretanjën e gjunjëzuar par tij, ndërsa një fitore e kurorëzon atë.

Përfundimisht, kjo pjesë e artit dhe historisë shkoi në muzeun e qytetit të Arras.

Napoleoni, mbizotërues i Shqipërisë, ndërsa Constance Chlore, i Londrës : këtu janë dy medalje që përfshijnë në to, më 1939, më shumë subjekte meditimi sesa shumë libra të Historisë. Njëqind vjet pas Constance Chlore në Londër, Alaric dhe barbarët pushtuan Romën.

Louis Brette /voal.ch /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Deklarohet edukatorja që rrahu dyvjeçarin në Tiranë: Po qante, nuk e durova dot

    Edukatorja e një kopsht privat, Brunilda Haxhiu është vënë në pranga nga Policia…

1 day ago

Shumë njerëz hanë speca çdo ditë, pak e dinë se si ndikojnë në organizëm

Speci është një nga perimet më të gjithanshme. Është i domosdoshëm në sallata, në skarë…

1 day ago

Këto janë dy zakonet që ndihmojnë të humbni peshë më lehtë

      Një studim i ri, i publikuar në revistën shkencore “International Journal of…

1 day ago

I nxehti në Europë, ja truku i thjeshtë që po përdorin mijëra njerëz për t’u freskuar

    Përballë temperaturave rekord që kanë përfshirë Francën, shumë qytetarë po përdorin një metodë…

1 day ago

Gjërat më të çuditshme që prishin Wi-Fi-n dhe si ta përmirësoni sinjalin!

    Bota moderne funksionon falë Wi-Fi-t, por ka disa pengesa të pazakonta që mund…

1 day ago

Paralajmërimi i ekspertëve: Ja si noti në lumenj dhe liqene mund t’ju rrezikojë shëndetin

    Noti në lumenj dhe liqene po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, por…

1 day ago