<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

”Dikush nxjerr helm nga të gjitha poret e trupit të vet..”

  • Mos i bjer me shqelm kosheres prej së cilës do të nxjerrësh mjaltë!
  • Jam këtu (në karrigën elektrike,v.j.), sepse kam mbrojtur veten.
  • Autori duhet t’i dojë lexuesit, që edhe ata ta duan autorin.
  • Ky mendon se ia kalon urtisë së Ciceronit!
    *Kemi të bëjmë me qenie që qeverisen jo vetëm nga logjika, por edhe nga pasionet,që janë të brumosur me paragjykime të cilat i motivon edhe krenaria edhe ambicja.
  • Mirëkuptimi dhe falja janë tregues të karakterit dhe inteligjencës. Një njeri i madh e tregon madhështinë e tij nga mënyra se si i trajton njerëzit e vegjël.
    *Viktor Hygo shpresonte që Parisi të ndërronte emër për nder të tij.
  • Këtu pushon njeriu që dinte t’i bënte më të zotët se veten njerëzit që kishte pranë
    *Buzëqeshja miqësore flet më tepër se njëmijë fjalë dhe pushton zemrat e njerëzve.
  • Njeriu që nuk di të buzëqeshë, nuk duhet të hapë dyqan
  • Nëse e thërrisni një prson me emrin e tij, ai do t’u jetë mirënjohës (emri i tij është tingulli më i bukur dhe më i rëndësishëm për te).
  • Sjellja e mirë nuk kërkon sakrifica të mëdha.
  • Bëhu bashkëbisedues i këndshëm; flisni për tema që atij i interesojnë.
  • Është më e vlefshme të japësh se sa të marrësh.
  • Dikush nxjerr helm nga të gjitha poret e trupit të vet.
  • Çdo njeri është në diçka më superior ndaj meje dhe unë mund të mësoj diçka prej tij,
  • Martesa është një shkollë e diplomacisë së lartë.
  • Për të dalë i nderuar nga një debat, gjëja më e mirë është – të mos debatosh!
  • Debatet në shumicën e rasteve nuk vlejnë për gjë; duhet takt, diplomaci, shpirt pajtues dhe vullnet i mirë për të parë gjërat edhe nga këndvështrimi i të tjerëve.
  • Nuk mund të largohet urrejtja me urrejtje, por me dashuri.
  • Mendon se ka logjikën e Platonit dhe të Kantit…
  • Kush ecën ngadalë, arrinë larg dhe shëndosh e mirë.
  • Nëse doni të krijoni armiqë, paraqituni superior ndaj miqve tuaj.
  • Kënaqësia e vërtetë është ajo që ndjejmë për dështimin e atyre që i kemi zili.
  • Ka pasur më tepër fat se sa mend dhe se sa që e meriton.
  • Jeta është shumë e shkurtër (dhe e çmueshme), për t’i bezdisur ata që i kemi pranë, me historinë e triumfeve tona personale.
  • Nuk ka edhe ndonjë gjë të madhe për t’u mburrur.
  • Gjithmonë duhet ditur një arsye që e shtynë njeriun të sillet në një mënyrë të caktuar.
  • Nëse unë kam gabuar në …gjeografi, ai ka gabuar ndaj meje në edukatë dhe në mirësjellje.
  • Në raport me atë që mund të jemi, gjendemi gjysëm të fjetur. Ne përdorim vetëm një pjesë të vogël të rezervave tona mendore dhe fizike. Individi jeton shumë më poshtë se sa mundësitë që ka. Ai zotëron fuqi të llojeve të ndryshme, të cilat zakonisht nuk i shfrytëzon.
  • Përfitojeni një virtyt që nuk e keni.
  • Napoleoni krijoi dekoratën ”Legjioni i Nderit”, të cilën ua shpërndau 1500 ushtarkëve të tij; avancoi 18 gjeneralë në gradën “Mareshallë të Francës”. Ndaj kritikave që iu bënë për këtë, ai u përgjigj: “Njerëzit qeverisen me lodra”dhe kjo metodë funksionoi në mënyrë të mrekullueshme.
  • Napoleoni që ishte pronar i 12 kështjellave madhështore, nuk gjente një vrimë ku mund të rrinte i qetë prej gruas së vet (Eugenisë).
  • Zoti e ndihmoftë burrin që nuk martohet deri sa ta gjejë gruan e përsosur, dhe e ndihmoftë edhe më shumë pasi ta gjejë atë .
  • Në krahasim me martesën, lindja nuk është gjë tjetër veçse një episodë, ndërsa vdekja një incident pa rëndësi.


· (Urti e citate të nxjerra nga libri i Dale Karnegie: “Arti për të fituar miq dhe pushtet”. I nxori dhe postoi për ju – A.F.)

Marrë nga profili i Adil Fetahut në Facebook /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit

    Mjekët shpesh paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme mund të paraqesë një rrezik të veçantë…

2 days ago

Mizat pushtojnë shtëpinë gjatë verës? Ja përzierja natyrale me 3 përbërës që i largon

    Mizat mund të kthehen në një shqetësim të përditshëm gjatë muajve të verës,…

3 days ago

Pse çiftet grinden më shumë në pushime?

    Nëse po mendoni se do të kaloni pushimet më të bukura në jetën…

3 days ago

Ilaçi i vetëm efikas kundër alergjisë ndaj polenit (Foto)

    Ekziston truku me vazelinë dhe u ndihmon të gjithë atyre që vuajnë nga…

3 days ago

Metoda për të nxjerrë ujin nga veshi pa shkuar te mjeku

    Gjithnjë kemi bërë një lëvizje kur uji na futet në njërin nga veshët…

3 days ago

Si ta vëreni brenda pak sekondave nëse dikush po gënjen

  Sipas statistikave, 90% të informacioneve rreth asaj se a është dikush i sinqertë i…

3 days ago