<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shkrim i vitit 1921, për krimet serbe në Kosovë: Tokat u dogjën, popullata u masakrua, pronat u plaçkitën!

Aurenc Bebja

“La Jeune République”, ka botuar, të dielën e 25 shtatorit 1921, në faqen e tretë, rrëfimin e shkrimtares zvicerane për krimet serbe ndaj shqiptarëve.

“Louis Rochard

Në grupin e kombësive të Lindjes, ekziston një vend i vogël, i cili, i rrethuar nga fqinjë të fuqishëm, kërcënohet se do të humbasë pavarësinë e tij: është ish-çifligu i Princ Vidit, Shqipëria.

Kufijtë e saj, si dhe statusi i saj ndërkombëtar, sidoqoftë, ishin përcaktuar në një mënyrë të saktë nga marrëveshjet e vitit 1913 dhe 1914, por, gjatë luftës, Shqipëria ishte neutral (asnjanëse). A po e paguan tani çmimin për asnjanësinë e saj?

Edhe mund ta besojmë këtë! Është e vërtetë që vendndodhja e saj strategjike në Adriatik, izolimi i saj, dobësia e saj dhe veçanërisht afërsia e mbretërive të fuqishme serbo-kroate-sllovene dhe greke ka të ngjarë ta tërheqin atë në telashe dhe armiqësi.

Në mungesë të arsyeve juridike, ato zbuluan arsye strategjike për pushtimin e territorit të saj. Serbët veçanërisht, në veri të Shqipërisë, u dalluan për mizoritë më të këqija. Rrethina të tëra, siç është Kosova, u dogjën, popullata u masakrua dhe pronat u plaçkitën.

Me ndihmën e trupave të rregullta dhe organizatës së njohur si ‘Crna ruka’ (Dora e zezë), serbët “civilizuan” rrethinat e pushtuara, aq sa, për dy muaj, dikush mund të numëronte deri në dymbëdhjetë mijë shqiptarë viktima të aksioneve të tepruara.

Dëshmia e një personi neutral (sepse akoma ka të tillë!) është e dobishme këtu. Ja çfarë shkruante zonja Noëlle Roger, kur u kthye nga Durrësi, në Journal de Genève më 21 shtator:

‘Ne kemi marrë pjesë në shpërndarjen e supës që Kryqi i Kuq amerikan i dhuron çdo mbrëmje grave dhe fëmijëve të refugjatëve të dëbuar nga fshatrat e tyre të rrënuara, të cilët kanë shpëtuar nga masakrat e numërta që ende vazhdojnë në territoret e pushtuara nga serbët në Shqipërinë e lirë.

Të porsalindur të sëmurë, nënat adoleshente që kujdesen për foshnjat e tyre të drobitura, fytyrat e rraskapitura të sëmurëve, gra të plakura të dobëta, dhe ky trishtim që dallohej në pamjet e zymta, këta sy të uritur të fëmijëve që ndjekin tasat dhe i përpijnë ata paraprakisht, të gjithë këta rreckamanë që dikur ishin fshatarë të pasur, që jetonin kryesisht falë punës së tyre – çfarë vizioni mjerimi dhe dëshpërimi i pamundur të bëheshin më pak të dhimbshëm sesa kujtimet tona më të dhimbshme të luftës… Dhe, në të gjitha qytetet e Shqipërisë, hasim të njëjtin ankth.

Shqipëria neutrale, e cila kërkon vetëm paqen, tani është e kërcënuar nga copëtimi që do ta shpjerë në dënimin me vdekje. Edhe më i thjeshti nga fshatarët e di këtë gjë. Dhe ky popull i vogël malësor, i dhënë me zell për tokën dhe pavarësinë e tij, është i gatshëm të vdesë, nëse Evropa, indiferente dhe injorante, do të luajë më këtë padrejtësi mizore…@

Shqiptarët ende dhe fatkeqësisht nuk kanë sosur në fund të vuajtjes së tyre. Sot mësojmë se u është dërguar një ultimatum nga serbokroatët për evakuimin e gjashtë zonave strategjike në kufi. Ultimatumi nuk është ekzekutuar nga shqiptarët, kështu shpërthimi i armiqësive është i pashmangshëm …

Çfarë po mendojnë të bëjnë shqiptarët? Kundër një ushtrie prej 200 mijë burrash, ata nuk duhet të mendojnë për rezistencë me armë. Ata mundën t’i bënin vetëm një kërkesë të re Lidhjes së Kombeve duke i kërkuar asaj që t’i mbronte ata.

Por, a nuk duhet patur frikë se kjo e fundit do të heqë dorë nga ky nder, si në korrikun e kaluar, sepse çështja shqiptare është dorëzuar tashmë në Këshillin Suprem (e Lartë), dhe Lidhja e Kombeve ka qenë gjithmonë e kujdesshme që të mos ndërhyjë në punët e aleatëve të fuqishëm.

Meqenëse Lidhja e Kombeve është e pafuqishme, a nuk munden Franca dhe aleatët e saj t’u kujtojnë serbokroatëve që të jenë më të moderuar dhe të respektojnë traktatet?

A nuk rrezikon heshtja e Francës të forcojë tezën e atyre që sigurojnë se marrëveshje të fshehta ishin lidhur, gjatë luftës, midis aleatëve, në dëm të popujve të pambrojtur dhe që e akuzojnë atë se po favorizon imperializmin e aleatëve të saj të rinj”? /Darsiani/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Mos e hidhni parfumin gabim: Ja si ta bëni aromën të zgjasë më shumë

    Mënyra, momenti dhe vendi ku e aplikoni parfumin mund të ndikojnë më shumë…

12 hours ago

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

1 day ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

1 day ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

2 days ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

2 days ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

2 days ago