Me siguri se shumica prej nesh frikësohemi nga prekja e hithrave, por ja qe ato janë shume te dobishme për organizmin e njeriut.
Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë.
Për shkak te sasisë se madhe te kaliumit, hithrat kane efekt diuretik dhe çaji i tyre shfrytëzohet ne mjekimin e ndezjes se rrugëve urinare, si dhe për parandalimin e krijimit te gurëve ne veshka.
Pasi qe përmban hekur çaji nga hithi ndihmon edhe ne krijimin e qelizave te kuqe te gjakut. Ky çaj e pastron organizmin prandaj është i dobishëm te sëmundjet e lëkurës.
Preferohet edhe te ndezja e mukozës se gojës dhe te aftët. Çaji nga hithi stimulon regjenerimin e qelizave.
Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por është thelbësisht e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.
Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…
Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…
Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…
Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…